Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 27, 2021

Scroll to top

Top

334 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Polemic One – Racizmi, duhet ti leme mbrapa kraheve keqkuptimet. Dhe boll me moralizmat.

The Polemic One – Racizmi, duhet ti leme mbrapa kraheve keqkuptimet. Dhe boll me moralizmat.
Ardis
  • On 27/09/2013, 12:24

Ishte tetor 2007 dhe Curva Nord e Ultrasve zikalter do te mbyllej per shkak te racizmit. E thene ne kete menyre, me kembe ne toke. Arsyeja? Disa banderola te vendosura ne ate pjese te stadiumit Meazza, ku shpreheshin fyerje te «diskriminimit territorial». Eshte e kote te perserisim tekstin se cfare ishte shkruar: pasojat ishin nje ndeshje ne shtepi pa tifozet e Curva Nord.

Qe nga ai tetor kane kaluar 6 vite. Nderkohe, shume denime te ngjashme ne drejtim te tifozerive, gjoba mbi gjoba per klubet respektive, Boateng qe braktis fushen ashtu edhe Constant.  Cfare ka ndryshuar ne te gjithe kete hapesire kohe? ASGJE. Kush eshte pergjegjes per kete pjese duhet ta beje kete pyetje: Rregullat qe zbatojme sot, a sherbejne per te minimizuar ose eleminuar problemin? Por kjo pyetje, nuk e ben askush. Dhe pergjigja eshte nen syte e te gjitheve.

Ne Europe jane shembuj te vlefshem se si mund te eleminohen keto gjera negative, por ne Itali asnje nuk e verifikon nje gje te tille. Dhe ecet perpara me goditje te gjobave ne para dhe sektoreve te mbyllura. Dhe ne kembim? Asgje. Mbas 6 vitesh, gjithcka eshte sic e lame. Dhe arsyeja eshte e thjeshte: shkaku i vertete eshte dhe qendron injoranca. Por per te eleminuar injorancen nuk mjafton vetem nje ndeshje me dyer te mbyllura. Kerkon nje rritje kulturore, qe fillon qe nga bazat e shoqerise, ose nga familja dhe edukimi i femijeve. Stadiumi nuk eshte gje tjeter, vecse nje konteiner ku shfryhen edhe zhgenjimet subjektive.

Por nevojitet qe ti leme mbrapa kraheve keqkuptimet dhe dhe te jemi realiste.Nevojitet qe dikush, nje here per te gjithe, te shpjegoje kete klasifikim te fyerjeve. Duhet te na thone se perse nje fyerje territoriale vlen me shume se nje fyerje ndaj nje personi. Perse nje «devi morire!» ne drejtim te nje lojtari vlen me shume se nje «terrone di merda!» drejtuar tifozerise kundershtare. Racizmi eshte nje ceshtje shume serioze dhe ta shfrytezosh ate nga koha ne kohe per avantazhin e vet te momentit eshte prej nje personi gusto te keqe. Nje fyerje ngelet nje fyerje, nuk mund te besh dallime. Kjo nuk eshte nje justifikim i pergjithshem sepse “sic eshte tani ka qene gjithmone dhe do te vazhdoje te jete keshtu”. Perkundrazi, eshte nje denim me i rende dhe me i thelle.

Nuk kuptohet, pse nje 100 idiote qe bejne delet, 20 mije te pafajshem duhet te vuajne pasojat. Ashtu sic ju nuk e kuptoni pergjegjesine qe ka mbi shpatulla klubi, kur stadiumi qendron nje prone e komunes. Si mundet nje shoqeri te evitoje qe ne ndeshje te mos asistojne te njejtet budallenj? Ja pse gjobat dhe mbylljet e sektoreve jane masa te padrejta.

Moralisteve dhe te ofenduarve, i behen keto lloj pyetjesh dhe te japin nje pergjigje. Mundesisht te sinqerte. Per ata qe nuk besojne, ne fakt, nuk ka asnje sherim. Me verte mendoni te luftoni injorancen duke i mbyllur stadiumet?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.