Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,077 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e NDESHJES – “Barella jep shpirtin dhe Perisic derdh djerese, por nje note skandaloze shkon per…”

NOTAT e NDESHJES – “Barella jep shpirtin dhe Perisic derdh djerese, por nje note skandaloze shkon per…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar nje ndeshje shume te rendesishme diten e sotme ndaj Empolit dhe ka kaluar keshtu ne menyre te perkohshme ne vendin e pare.

Nderkohe, keto kane qene notat e ndeshjes:

HANDANOVIC 5,5 – Peson tre gola ne pjesen e pare (njeri i anulluar) duke mos ndalur asnjerin. Edhe pse nuk ben ndonje gabim specifik, duhet te bente me mire. Per fat te mire Empoli nuk gjuan me ne porte.

SKRINIAR 6,5 – Nuk eshte komplet pa faj te goli i Pinamontit, qe duke e njohur mire, nuk duhet ta linte ti rrembente ashtu kohen.

Por ai nuk dorezohet dhe mundohet te ndihmoje skuadren me grinte dhe me force. Pikerisht nga grinta e tij vjen edhe goli i 3-2.

DE VRIJ 5 – Perfundimisht nuk ka asnje lidhje me lojtarin qe jemi mesuar. Jashte pozicioni te goli i Pinamontit dhe fal totalisht nje gol te rasti i Asllanit.

Per fat te mire me kalimin e minutave skuadra fiton besim dhe shenon golat se po te ishte per te… Nuk i dihet.

DIMARCO 6,5 – Jo sjume mire prapa, por perpara eshte shume mire. Nga gjysma e fushes e perpara, me bindes.

Eshte ai qe ben Interin te filloje te permbyse ndeshjen duke detyruar me nje kros Romagnolin te shenoje nje autogol.

NGA MINUTA E 70 D’AMBROSIO ME NOTEN 6 – Me futjen e tij ne fushe, Interi fiton shume qetesi prapa dhe nuk rrezikon me asgje.

DUMFRIES 6,5 – Pertej ndonje paqartesie, ai ben shume mire. Gjen edhe shoket ne zone ne pozicione te mira, por ato nuk shfrytezojne asisstet ashtu si duhet.

Ben mire, duke u rritur minute pas minute. Lufton per cdo top. Eshte nje cilesi e shtuar per Interin ne te djathte.

NGA MINUTA E 76 ME NOTEN 6 DARMIAN – Mban pozicionin, galopon kur duhet dhe nuk humbet asnje top. I sigurt.

BARELLA 7,5 – Ben nje gabim edhe ai si shoket, por cfare mund ti thuhet? Asgje. Sepse mban Interi ne loje me shpirt dhe sakrifice.

Ben gjithcka, per te fituar ndonje gje per zikalterit. Kurre nuk dorezohet dhe kurre nuk ndalet. I afrohet edhe golit disa here.

BROZOVIC 6,5 – Ne nje pike te lojes, ai behet konfuz, por ishte vetem nje moment. Pastaj mban skuadren ne loje duke dhene qetesi.

Nuk eshte ne naten e tij me te mire, por taktikisht dhe teknikisht eshte nje thesar per Interin.

CALHANOGLU 6,5 – Sot i takon qe te punoje pak me shume prapa. Gabon edhe ai ndonje top, por ndihmon shume skuadren qe te qendroje ne loje.

Nuk ishte nje ndeshje e lehte, sepse edhe skishte hapsira dhe ishte e veshtire qe te gjeje shoket e skuadres perpara.

NGA MINUTA E 70 ARTURO VIDAL ME NOTEN 6 – Ai limitohet duke marre pjese me shume ne fazen mbrojtese se sa perpara. Eksperience eshte edhe kjo.

PERISIC 7 – E nis lojen duke bere punen e zakonshme. Por ato dy gola te Empolit e fikin pak, por vetem per pak caste.

Ne pjesen e dyte fillon ben seriozin dhe ndihmon shume skuadren. Te Empoli ka frike te madhe sa here ai prek topin.

Sa keq per disa krosime te tij qe nuk shfrytezohen ashtu si duhen.

CORREA 5 – Nje zgjedhje jo e mire sot nga Inzaghi, qe i jep besim, por ai nuk ben nje paraqitje te mire ne fushen e lojes: as mish e as peshk.

Ishte nje nate nga ato ku ai e ka shume te veshtire te dribloje. Edhe pse hapsira kishte plot ne disa momente te lojes.

NGA MINUTA E 82 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – I mjaftojne 10 minuta dhe per pak sa nuk shenoi dy gola. Nje e gabon keqazi dhe nje e shenon me siguri. Mire sot.

MARTINEZ 7,5 – Shume here i pasakte, por eshte i gjalle ne loje dhe lufton si nje luan i pabesueshem. Rekuperon disa topa si nje mesfushor. Kur duhet, ai eshte.

EDIN DZEKO ME NOTEN 6 – Futet ne loje per te ndihmuar skuadren para, por shpesh here gabon ne momentin e duhur.

Gjithesesi, jep nej assist qe i shpeton ndeshjen. Por duhet te beje me mire per te merituar Interin dhe vendi ne titullarit.

TRANJERI INZAGHI 6,5 – Vetem nje nisje si ajo mund ta bente qe te dridhej. Por ai diti si te mbaje skuadren e bashkuar dhe te ktheje gjithcka me qetesi.

Ishte nje ndeshje per tu fituar me patjeter dhe kete gje e beri. Por nuk duhet te gaboje me ne te ardhmen me menyren si e hedh skuadren en fushe. Vendi i pare eshte nje sinjal, por tani duhet edhe nje hap fals i kundershtareve.

EMPOLI: Vicario 6,5, Fiamozzi 5,5 (dal 78′ Benassi sv), Romagnoli 5,5, Luperto 6, Parisi 6, Asllani 6,5, Stulac 5,5 (dal 69′ Ismajli 5,5), Bandinelli 5,5, Bajrami 6 (dal 61′ Di Francesco sv, dal 68′ Cutrone 5,5), Zurkowski 6,5 (dal 61′ Henderson 6), Pinamonti 7. All. Andreazzoli 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.