Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Inzaghi dhe habit me fjalet e tij: “Sot kam gabuar me nje zevendesim. Nuk duhet te…”

Inter, flet Inzaghi dhe habit me fjalet e tij: “Sot kam gabuar me nje zevendesim. Nuk duhet te…”
Inter Club Staff

Nje prove shume e mire e Interit, qe ka shpaguar keshtu dashurine e 71 mije tifozeve te saj prezent ne nje dite te nxehte gushti.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e para te tranjerit te Interit direkt pas ndeshjes:

Skuadra ka treguar kapacitet qe te pershtatet perseri me nje sulm te ri. Do te thote se eshte reaktive dhe e kupton si te luaje?

“Po, ndeshja ka qene shume e mire. Kemi bere nje ndeshje serioze, ishim shume te perqendruar. Mbase ne pjesen e pare ishim me pak perfekt, por nuk ka gje”.

“Direkt pas golit te pare mund te kishim bere edhe nje tjeter. Jemi treguar te zotet ne pjesen e dyte qe shenuam perseri”.

“Spezia vinte nga dy ndeshje te fituara. Ne e kemi pergatitur ne menyren e duhur duke i vene ne veshtiresi te medha. Kemi bere mire”.

Me kthimin e Lukaku kete vit mund te kapet kuota e 100 golave?

“Le te themi se kemi shpresa. E kam thene ne fillim te sezonit, kete vit me rikthimin e Romelu kemi zgjedhje me shume”.

“Kam fatin te stervis sulmues shume te forte. Duhet te tregohem une i zoti qe ti zgjedh. Sot kane bere mire te gjithe. Jam shume i lumtur si tranjer i tyre”.

Nuk keni erresuar asgje…

“Absolutisht jo, djemte e kane pergatitur shume mire. Kemi bere nje stervitje dje ne San Siro sepse nuk luanim ketu prej dy muajsh”.

“E ndjenim ambientin, stadiumi ishte i mbushur edhe ne fund te gushtit. Dicka e pabesueshme. Kemi nje mardhenie teper te mire me publikun tone qe dashuron ndeshje si kjo sot”.

Pse Barella eshte i pazevendesueshem?

“Ne momentin e zevendesimit i kam thene emrin e tij team managerit por ishte e qarte se duhet te dilte Calhanoglu”.

“Ne mendjen time thashe se kisha thene Calhanoglu. Kam gabuar une qe dhashe emrin e tij, por e kemi rregulluar direkt”.

Po nje kompliment per Barella ta marrim dot?

“E dime te gjithe cfare perfaqeson ai per Inter dhe per Kombetaren. Eshte nje lojtar qe te merr perpara si skuader”.

“Nje lojtar shume i rendesishem, si te gjithe. Sot edhe mbrojtesat kane bere nje ndeshje teper te madhe”.

“Une kam fatin te zgjedh. Duhet te jem une i zoti te vendos formacionin me te mire ne fushen e lojes per te fituar ndeshjet”.

Nje klub si Inter nuk ka kuptim te flase me per titullare dhe rezerva.

“Jam dakord, sidomos kur jane prezantuar pese zevendesimet. Luhet me 16 lojtare tani, jo me 11 me.”

“Ndonjehere pese ndryshimet te bejne aq ndryshim ne loje sa e ke shume te veshitre te parashikosh kundershtaret. Ne Lecce per shembull na kane ndihmuar”.

Acerbi do te luaje me Interin kunder Lazios apo do te luaje me Lazion kunder Interit?

“Une kam drejtues shume te mire qe po punojne per mua. Ne keto dite eshte folur per merkaton por une kam folur me lojtaret e mi per Spezian”.

“Kam nje vend bosh dhe drejtuesit po mendojne se si te me plotesojne deshiren duke afruar nje lojar ne mbrojtje. Kaq mund te them per kete”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.