Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

638 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E NDESHJES – Inter, sot godet njeriu i se shkuares: Por sa i pabesueshem ai qe erdhi nga… qielli!

NOTAT E NDESHJES – Inter, sot godet njeriu i se shkuares: Por sa i pabesueshem ai qe erdhi nga… qielli!
Inter Club Staff

Interi arrin te fitoje nje ndeshje shume te veshtire ndaj Cagliarit sot dhe kthehet ne shtepi me tre pike shume te rendesishme.

Keto jane notat e zikalterve nderkohe:

HANDANOVIC 5 – Pas nje nga clean sheet-eve me te hidhura ndonjehere qe nxori Interin jashte fushave Europiane, ai shikon nje pjese te pare ku Cragno u tregua nje fenomen i vertete.

Nuk i ndyt kurre dorezat, por edhe ne gjuajtjen fituese te Sottil: nje hedhje aty-ketu nuk do te bente keq, sepse per ate pune paguhet: te hidhet dhe te prese. Dicka qe po e ben gjithmone e me pak.

SKRINIAR 6 – Shtyn cdo tentative te Cagliarit ne pjesen e e pare, por nuk ndalon ashtu si duhet gjuajtjen e Sottil nga ku me pas lind edhe goli.

Sulmon me fizik dhe ne pjesen e dyte shkon edhe perpara ne kerkim per te bere dicka te mire. Eshte rritur me te verteteshume.

DE VRIJ 6,5 – Ai del nje hap me lart se shoket nga ndeshje e sotme, duke qene se ka qene perfekt ne cdo duel.

Merr bluzen e fair playt kur duhet te tregohet i mire sot, por me siguri, per sulmuesit e Cagliarit, ka pasur pamjen e nje bishe sot.

BASTONI 6 – Menaxhon shume mire me kompetence zonen e tij te fushes dhe nuk e dergon kot topin perpara.

Kur ka fushe perpara, behet nje alternative per Perisic dhe ndihmon edhe Eriksen. Vazhdon te beje shume mire.

NGA MINUTA E 71 LAUTARO MARTINEZ ME NOTEN 6 – I penguar nga shoku Lukaku, nuk arrin te dergoje ne porte nje gjuajtje te mire me te djathten. Por sa futet ai, Cagliari shkon ne agoni.

DARMIAN 6 – Merr ne zoterim krahun e djahte duke cuar ne pankine Hakimi. Nga anet e tij ishte Sottil me shpejtesine e tij, dhe fiziku Lykogiannis, por ai nuk humbet busullen ne asnje rast.

Zevendesohet me pas nga Hakimi dhe krahu i djathte behet me i levizshem.

HAKIMI 5 – Futet ne fushe per te shtyre perpara, por levizjet e tij nuk jane shume funksionale dhe shpesh here krijojne konfuzion. Del me nje demtim nga fusha perpara kohe.

NGA MINUTA E 58 ASHLEY YOUNG ME NOTEN 6,5 – Impenjohet shume sot dhe detyron Cragnon te beje nje super pritje edhe ai.

Sa here ka topin nuk e fal ne asnje moment, por ndihmon shoket me sa ka mundesi.

BARELLA 7,5 – Kavilja eshte ende e fryre, por nuk e ndalon aspak qe kunder Cagliarit te tij te shenoje dhe te lufrtoje.

Rog tenton ta ndale, por ku ndalet nje si ai? Duket me i kthjellet se zakonisht, vrapon me kilometra dhe shenon nje bukuri.

Topi i tij gjithashtu ishte ai qe dergoi D’Ambrosion ne rrjete. Shume mire sot. Me sakte, me i miri sot.

BROZOVIC 6,5 – Ai luan si nje mesfushor i terhequr kur luhet me pese, dhe tenton te ndale nderkohe edhe Joao Pedro.

Eshte nje nder te vetmit ne fushen e lojes qe ka bere nje ndeshje konstante dhe ka mbajtur ritimin e ndeshjes ne cdo moment.

ERIKSEN 6 – Pas copezave te vogla te lojes te dhene nga Conte, gjen nje fanelle nga minuta e pare qe mungonte prej javesh.

Ai e nis ndeshjen me nje top perfekt per Lukaku, por Cragno u be nje bishe sot dhe e priti. Me pas edhe nje kros per Bastonin, por ky i fundit e nxjerr jashte.

Mund te kishte dy assist sot. Shume paster sot ne fushe dhe aplikohet mire dehe ne fazen pa top te skuadres. Risi.

NGA MINUTA E 58 STEFANO SENSI ME NOTEN 6 – Ne finalen e ndeshjes luan mire, edhe pse gabon shpesh here ne ndertim.

Gjuan kur nuk duhet dhe pason keq. Jo prej Sensi ato gabime, por mbase ka nevoje per shume minuta te tjera per tu rikthyer. Por nje gjashte e meriton edhe ai sot.

PERISIC 5,5 – Zvendeson Ashley Young ne te majte dhe ideja ishte te dominonte ishin Zappa, por nuk luan aspak mire sot.

Kroati nuk ndez ne asnje moment, dhe kishte edhe mundesi per te shenuar golin e 1-1 ne fund te pjeses se pare, por gjuajtja shkon jashte.

NGA MINUTA E 83 ME NOTEN 8 DANILO D’AMBROSIO – Eshte njeriu i profecive. Futet ne Sardegna Arena dhe ne minutat e fundit fluturon si nje engjell i ardhur nga qielli per te shenuar golin qe i jep tre piket Interin.

E cfare tre pikesh, nder me te rendat kete sezon. Bravo Shen Danilo! Nota me e larte per te sot, edhe pse me i miri i ndeshjes ishte Barella.

SANCHEZ 6,5 – I jep pak kohe Lautaros qe te beje pushim dhe luan perkrah Lukaku. Leviz me inteligjence dhe kombinon me me belgun.

Por sa keq, edhe gjuajtja e tij me koke u prit nga Cragno, qe u kthye ne nje bishe te zeze edhe per Sanchez.

LUKAKU 7 – Pesha e humbjes ne Champions se sulmuesit zikalter duket se eshte lene pas kraheve, por Cragno ben mrekullira.

Por ai ne tentativen e tij te fundit, arrin te kaloje Cragnon dhe nxjer te gjithe inatin e tij me porten e boshtisur. I pameshirshem me mbledhesi ne topave prapa porte qe u tremb per vdekje nga ajo gjuajtje.

TRANJERI CONTE 7,5 – Pas nje dalje te pabesueshme nga Europa dhe shume polemikave ne telekamera, ai eshte therritur per nje reaksion krenarie dhe inati.

I beson Sanchez dhe Eriksen nga minuta e pare, duke ndryshuar edhe lojtaret e krahut. Problemi mbetet i njejte: krijohet shume, shenohet pak.

Cagliari shenon nderkohe ne gjuajtjen e pare ne porte. Jo hera e pare apo jo? Ai modifikon skemen dhe frutet vine: Interi kthen rezultatin 3-1.

CAGLIARI: Cragno 7,5; Faragò 5,5 (dal 67′ Klavan 5), Walukiewicz 6, Carboni 6 (dall’88 Simeone sv), Lykogiannis 5,5; Marin 6, Rog 6,5; Zappa 6, Joao Pedro 5, Sottil 6,5 (dal 67′ Nandez 5,5); Pavoletti 6 (dal 75′ Cerri 5,5). All. Di Francesco 6,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.