Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Samp-Inter: “Cfare vleresimi per Dimarco dhe per Barella. Nderkohe note shume e ulet per…”

NOTAT e Samp-Inter: “Cfare vleresimi per Dimarco dhe per Barella. Nderkohe note shume e ulet per…”
Inter Club Staff

Inter ndalet ne fushen e Sampdorias me nje rezultat 2-2 dhe kjo transferte rezulton edhe njehere tjeter e ‘mallkuar’ per zikalterit duke qene e skuadra zikalter humbi edhe vjet pikerisht ne kete stadium.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve diten e sotme, ku ka rene ne sy nota e Federico Dimarcos dhe e Niccolo Barella.

Si gjithmone, le te fillojme nga porta:

HANDANOVIC 5 – Goli i Sampdorias eshte edhe ne ndergjegjen e tij: ne sponden e Colley qe krijon kaosin per cdo portier do te ishte situata per tu hedhur dhe per te larguar topin.

Por ai nuk leviz nga vendi dhe ne fund peson gol pas nje devijimi te pafat.

Nderkohe te Augello mund vetem te shikoje, edhe pse po behen te shpeshta rastet kur ai vetem e shikon topin. Keq edhe diten e sotme kapiteni i Interit.

SKRINIAR 6,5 – Ai perballet shpesh here me Damsgaard dhe e limiton shume edhe pse danezi eshte shume i levizshem.

Shume mire ne lojen e ajrit, interesante edhe disa depertime ne zonen kunderhstare. Nje ndeshje solide nga ai ne nje stadium te cilin e njeh mire.

DE VRIJ 6,5 – Drejton si gjithmone shume mire repartin e prapem me siguri dhe nis cdo manover pothuajse.

Fizikisht nuk i jep aspak vend kundershtareve per te kaluar. Sa keq qe jo te gjithe shoket e tij e mbajne njesoj si ai nivelin e perqendrimit.

DIMARCO 7 – Besimi te ky djalosh duhet te jete me i madh sepse ka shume cilesi ne kembet e tij edhe pse kjo nuk zbulohet sot.

Interpreton rolin (qe nuk ishte i tiji) ne menyren me te mire te mundshme. Por ai gol ishte qershia mbi torte. Nje mrekulli e vertete: ne trekendesh. Bravo!

NGA MINUTA E 67 DENZEL DUMFRIES ME NOTEN 6 – Prezantohet direkt me nje marshim me top ne kembe qe vendos Correa ne pozicion te mire goli.

Nderkohe, pjesen e mbetur te lojes ben disa vrapime te mira, por Interi nuk ishte shume ne forme per te tentuar golin e dyte edhe per shkak te mangesise numerike ne fushe.

DARMIAN 5,5 – Duel i bukur me Augello ku te dy shpesh here perballen sa para e sa prapa. Por duket se ky i fundit e fitoi duelin.

Darmian nuk ishte ne vendin e tij kur Augello shenon golin e 2-2 i pa shqetesuar nga asnje lojtar tjeter ne zonen e Interit.

BARELLA 7 – Manifestimi i ndeshjes perfekte te tij ishte ai assist per Lautaro Martinez me nje thjeshtesi prej TOP PLAYER-i.

Kesaj mrekullie ai i shton edhe pune te tjera si mbulime ne mesfushe, rekuperime, pasime te sakta dhe rinisje te shpejta. Mund te ishte edhe pak i lodhur, por a e vuri re njeri dicka te tille?

BROZOVIC 5,5 – E nis mire, ben pjesen e tij duke vrapuar me kilometra te tere por ai karton ne minuten e 22 e privon shume dhe e ben te terheqe kemben.

Nga ai moment duket sikur ulen edhe xhirot e motorrit dhe per kete arsye edhe Inzaghi vendos ta nxjere nga fusha e lojes.

NGA MINUTA E 53 ARTURO VIDAL ME NOTEN 5,5 – Futet ne nje faze te lodhshme te lojes dhe nuk arrin te beje dot diferencen ne fushe.

CALHANOGLU 5,5 – Me mire ne krahasim me Veronen sepse sot ben nje pune shume te madhe mbrojtese.

Ai provon qe te vendose talentin e tij ne ndihme te skuadres, por pa shume fat sepse desh shenoi golin e 2-3 kur pa qe kishte hapsire perpara. Ishte e drejte te provonte por i pafat qe topi nuk u fut.

NGA MINUTA E 67 STEFANO SENSI PA VOTE – E padrejte qe ti jepet nje note. Ai qendron ne fushe me nje gju qe e bente te ndjente dhimbje te forta. Me te vertete i pafat.

PERISIC 6 – E njeh mire Candreven, me pak Bereszynski por te dy ata mundohen ta vene ne veshtiresi sot.

Gjithesesi kroati luan nje ndeshje te mire dhe ben punen e tij pa u shqetesuar shume nga kundershtaret. Per pak sa nuk jep nje assist fitues per Dzeko, por gabon ne fortesine e atij topi.

NGA MINUTA E 53 DANILO D’AMBROSIO ME NOTEN 6 – Meriton nje note kaluese mbi te gjitha sepse ben nje pritje prej ‘portieri’ qe Handa ka disa ndeshje qe nuk e ben.

MARTINEZ 6 – Ben pak a shume gjithcka si gjithmone: pason, shtyn me shpatull, humbet raste te mira, e gjera si keto. Por goli ishte teper i bukur edhe pse i thjeshte.

NGA MINUTA E 62 CORREA ME NOTEN 5,5 – Heroi i Verones sot merr nje forme tjeter ne Genova dhe nuk ben nje ndeshje te mire.

Nuk mundi te jepte dot ndihmen e tij edhe pse duket qe do te jete nej xhol i mire per Interin ne vazhdim te sezonit.

DZEKO 6,5 – I mungonte vetem nje bilbil dhe nje kapele dhe do te ishte nje polic rrugor pa problem. Eshte pikerisht ai qe rregullon trafikun e Interit ndermjet mesfushes dhe sulmit.

Me Lautaron duket se kuptohet mire dhe e drejton mire manovren. Sakrifikohet shume edhe prapa. Sa keq per ate devijim ne porten e Interit.

TRANJER INZAGHI 6 – Me te vertete sa keq, sepse ishte nje ndeshje qe Interi mund ta fitonte pa problem.

Por shume gabime sollen edhe deme duke bere qe Interi te pesonte gola. Ndryshimet nuk ndihmojne Interin por demtimi i Sensit komplikon gjithcka.

SAMPDORIA: Audero 6,5, Bereszynski 6,5, Yoshida 6,5, Colley 6,5, Augello 7 (dal 78′ Murru), Candreva 6,5, Silva 6, Thorsby 6, Damsgaard 6 (dal 78′ Verre 6), Caputo 5,5, Quagliarella 5,5 (dal 67′ Askildsen 6). All. D’Aversa 6,5

ARBITRO: ORSATO 6 – Rikthehet te gjykoje Interin tre vite me pas dhe te gjithe syte jane tek ai. Ndonje problem i vogel por paraqitja sot ishte e mire.

Per rastin e faullit per VAR nga Adrien Silva ai pret lajme nga dhoma e VAR te cilet thone e topi kishte pasur nje devijim. Mbase sot nxori shume kartona te verdhe por ka qene nje ndeshje e drejtuar mire.

ASISTENTET E ORSATOS: Peretti 6 – Pagliardini 6

VAR: Nasca 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.