Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

723 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Handanovic mire, Harkimi arma me shume, por zhgenjen perseri nje lojtar qe nuk pritej!

NOTAT – Handanovic mire, Harkimi arma me shume, por zhgenjen perseri nje lojtar qe nuk pritej!
Inter Club Staff

Interi sapo ka dale barazim ndaj Juventusit pak minuta me pare ne nje ndeshje te cilen duhet ta fitonte dhe do te largohet keshtu nga Torina me nje eleminim nga Kupa e Italise.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve:

HANDANOVIC 6,5 – Sot i thote tre here jo Ronaldos, duke treguar vlerat e tij pas atij gabimi foshnjarak ne ndeshjen e pare.

Juventusi krijon pak, por ai tregon siguri sa here si shikon kundershtaret perballe.

SKRINIAR 6 – Ben crush test per Bernardeschin qe shpesh here perplaset me te, por e ka pak te veshtire.

Vuan vetem ndaj Cristiano Ronaldos, ndaj te cilit u pa shume i ndrojtur. Ne fazen e ndertimit eshte gjithmone ne vendin e tij, edhe pse i mungonte sot dicka.

DE VRIJ 6,5 – Shpeton ne pjesen e pare nje goditje te sigurt te Cristianp Ronaldos dhe me menaxhon cdo gje shume mire ne qender te mbrojtjes.

Shume mire edhe kur skuadra del me shume perpara duke lene 20 metra bosh prapa. Ai nuk zhgenjen pothuajse asnjehere me prezencen e tij.

BASTONI 6 – Ka metabolizuar gabimin ne ndeshjen e pare dhe ben pjesen e tij pa shume ze.

Kulusevski qe kalon ndonjehere ne zonen e tij rralle here ka hapsire per te bere ndonje gje te sakte dhe kjo eshte merita e tij.

Punon mire me Darmian mbi Cuadradon por sot ishte me pak kreativ ne ndertimin e lojes.

NGA MINUTA E 65 ALEKSANDER KOLAROV ME NOTEN 6 – Ai nderron lojen shpesh here, por luan nje ndeshje te mire ne ato minuta. Ka nje rritje ne nivelin e tij te lojes.

HAKIMI 6,5 – Ne pjesen e pare ai eshte arma me shume e zikalterve sepse sapo ai niset, nuk e kap dot askush.

As Alex Sandro qe eshte goxha i shpejte i duhet te beje faulle per ta ndalur. Por pavarsisht mbuleses se mire qe kishte krijuar Pirlo per te, ai del shpesh here duke qene nje rrezik konstant.

Ishte nje pike referimi per Interin nga minuta e pare e deri tek e fundit. Ai eshte nje nga me te miret e kesaj skuadre.

BARELLA 6 – Me pak elektrik sot, drejton Interin kur zikalterit jane ne veshtiresi qe te dalin nga presingu juventin.

Kerkon shpesh here levizjen e shpejte, por ndonjehere sot ishte edhe i pa vemendshem. Provon te beje manovrat e duhura dhe ishte i fundit qe u dorezua.

BROZOVIC 6 – I perqendruar, gjithmone me koken lart. Manovra kalon gjithmone nga kembet e tij dhe nuk forcon lojen.

Ishte nje nga me pozitivet tek Interi, edhe pse ne pjesen e dyte e nis me nje karton te verdhe.

ERIKSEN 5,5 – Luan ne ritmet e tij dhe gabon shume pak edhe pse terreni i lagur e ben qe te humbase ndonje sekonde.

Merr edhe iniciativen per te goditur, por gjen gjithmone nje kundershtar per te perplasur topin. Sot nuk ben me te miren qe presin te gjithe nga goditjet e lira.

NGA MINUTA E 65 STEFANO SENSI ME NOTEN 5,5 – Me siguri me prezent se Eriksen ne ate zone te fushes, por edhe ai gabon shume. Duket larg formes se tij.

DARMIAN 6 – Sot luan ne krahun e majte per te mbajtur mire Cuadradon, por zhvillon nje ndeshje te kenaqshme.

Mbase mund te bente me mire ne fazen sulmuese, por duke qene ne anen e majte e kishte pak me te veshtire.

NGA MINUTA E 58 IVAN PERISIC ME NOTEN 5,5 – Ai e gjen veten ne krahun e majte kesaj radhe, si gjithmone, por e gjen shpesh veten i dyfishuar nga kundershtaret. Interi shtyn por ai nuk arrin te jape nje dore.

MARTINEZ 5 – Shume keq ne zonen e Juventusit ku ka dy topa te mire por gabon ne menyre teper te rende.

Ne pjesen e pare godet ne vend te topit kemben e Bernardeschi. Duhet te kishte shenuar! Por me pas humbet edhe nej rast me porte bosh.

Ai nuk e njeh fjalen cinizem. Edhe pse lodhet dhe sakrifikohet shume, duhet te shenoje te tilla raste: eshte nje sulmues!

LUKAKU 5,5 – Perplaset ne menyre te vazhdueshme me De Ligt (qe sot e fitoi duelin), por qe nga krahet e tij shfrytezon edhe shpejtesine e Hakimit.

Ai shumicen e kohes luan me shpine nga porta. Zona gol duket shume larg: me shpatulla nga porta eshte e veshtire te gjuash… Por te pakten luan per skuadren.

TRANJER CONTE 6 – Skuadra e tij krijon shume dhe rrezikon pak dhe ai nga pankina mund te beje shume pak duke qene se nuk kishte Sanchez dhe Vidal.

Por edhe njehere u pa ne fushe nje Inter qe dominon por qe nuk shenon dot. Tashme ai u eleminua edhe nga nje kompeticion tjeter dhe shpetimin duhet ta gjeje me patjeter ne kampionat.

Sa keq, por ky eleminim lindi ne Milano, jo sot.

JUVENTUS: Buffon 6, Danilo 6,5, Demiral 7, De Ligt 7, Alex Sandro 5,5, Cuadrado 6 (dall’81’ Chiellini sv), Bentancur 5,5, Rabiot 6, Bernardeschi 5,5 (dal 62′ McKennie 6), Kulusevski 5,5 (dall’87’ Chiesa sv), Ronaldo 5,5. All. Pirlo 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.