Inter, cfare prapaskene: “Nese Conte do te kishte qendruar, nje lojtar nuk do te kishte asnje shans.”
Me sa duket, nese Antonio Conte do te ishte tek Interi edhe ne kete sezon, dyert e Interit do te ishin totalisht te mbyllura per nje lojtar zikalter.
Per kete gje ka folur sot Corriere dello Sport e cila tregon se si Conte ne asnje moment nuk e ka llogaritur ate.
“Behet fjale per Federico Dimarco, italianin qe me Inzaghin ka gjetur nje dimension te ri tek Interi dhe sapo ka marre nje rinovim.”
“Inter ka rinovuar kontraten e tij diten e djeshme deri ne 2026 duke treguar keshtu se beson shume fort te lojtari.”
“Por nese Conte do te kishte qendruar tek Interi, atehere me te gjitha gjasat ish-lojtari i Hellas nuk do te kishte pasur asnje shans te rikthehej ne Appiano.”
“Conte asnjehere nuk e ka pare me sy te mire ate dhe kurre nuk i ka dhene asnje mundesi tek Interi, me perjashtim te disa minutave.”
“Ka qene pikerisht Conte ai qe i ka mbyllur deren atij duke e derguar keshtu ne huazim te Verona, skuader ku ai u rrit shume.”
“Por tek Interi tashme eshte Inzaghi dhe eshte pikerisht tranjeri zikalter nje nga faktoret kryesore qe sot Dimarco ka me Interin nje kontrate pese vjecare.”