Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,944 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – Palacio i vetem mban sulmin. Kuz peshku pa uje. Icardi, cfare impakti!

Notat – Palacio i vetem mban sulmin. Kuz peshku pa uje. Icardi, cfare impakti!
Inter Club Staff

Keto jane notat e lojtareve zikalter ne ndeshjen Inter-Real qe ka pak qe ka perfunduar.

HANDANOVIC 6 – Si gjithmone i mrekullueshem i ndalon golin Kakase ne tentativen e pare. Ne golin e dyte nuk kishte cfare te bente perballe rrufese se Rolandos.

CARRIZO 5,5 – Del shum keq ne rastin e autogolit te Alvarez. Por ben nje pritje spektakolare ndaj Morata.

CAMPAGNARO 6,5 – Kaka e befason ne golin e pare. Ne pergjithesi nje nivel i mire nga ai, e disata here qe ai eshte nder me te miret ne fushe kete faze prag kampionati.

RANOCCHIA 6,5 – Jashte pozicioni ne vertikalizimin e Casemiros kur asistoje per CR7 i cili me pas edhe shenoi. Po rritet goxha ndeshje pas ndeshje, si mbrojtes qendror ne mbrojtjen me tre duket se eshte nje kocke e forte ne mbrojtje.

JUAN JESUS 5,5 – E njejta energji por edhe te njejtat gabime taktike ne fushe. Shume here eshte jashte pozicioni dhe duhet te falenderoje Ranocchian qe e mbulon. Mazzarri duhet te punoje shume mbi te ne kete aspekt, agresiviteti nuk mjafton

JONATHAN 6 – Me mire ne sulm se sa ne mbrojtje, ku ndonje here lejon ndonje diagonale me shume sec duhet. Vrapon shume, ben edhe ndonje dribling. Normalisht qe kunder Di Maria dhe Cristiano Ronaldo nuk ka qene dita me e lehte per te. Jo keq impakti i tij ne fushen e lojes, ku dha edhe disa topa interesant.

OLSEN 6 – Luan nje ndeshje te mire. Ndonje gabim i vogel, por ne pergjithesi mire. Nuk dehet nga fintet e CR7 i cili e provokon. Ngre koken dhe nis topa ne sulm. Ndersa ne fazen e mbulimit jo dhe aq mire. Ishte ai qe zgjoi nga gjumi Diego Lopez me ate predhe te telekomanduar nga jashte zone.

CAMBIASSO 5,5 – Kur i vene syrin lojtaret e shpejte nuk mbetet gje tjeter vecese i lene targen. Por eshte tranjeri ne fushe, drejton presingun dhe nisjet e sulmeve te shokeve, e ndonje here ngjan si ndonje polic trafiku me duart qe i leviz kur nuk ka topin. Nje prag sezoni i dobet.

KUZMANOVIC 5 – Nje peshk pa uj. Shum keq ne mesfushe. Nuk eshte nje mesfushor krahu, i mungon shpejtesia per te qene i tille, dhe Mazzarrit do i duhet shume pune me te ne kete pozicion. Por nese nuk luan dot ne kete pozicion, a ka vend ne ndonje pozicion tjeter?

ALVAREZ 6 – Hyn ne fushe dhe vesh pelerinen e One Man Show: Firmos autogolin, pastaj me pas humb per pak nje super gol te cilin e shpiku nga hici. Ne pergjithesi luan mjaft mire ne ato minuta qe u thirr ne kauze.

PEREIRA 5 – Korsia e majte gjate gjithe pjeses se pare ishte me e dobta per zikalterit. Zero aksione, dhe mbrojtje e keqe. Ai dhe Kuzmanovic ishin padyshim me te dobtit e ekipit. Alvaro, nuk mund te vazhdohet keshtu.

GUARIN 6 – Veshtire per ta vleresuar: Alternon nje pjese loje me nje nivel te larte dhe nje pjese loje ne pauze. Ndonje here duket shume i dashuruar pas topit dhe as nuk e pason e as nuk e gjuan. Si trekuartist nuk eshte dhe aq mire, por eshte nje pike e forte ne mesfushen zikalter. Pritet shume nga ai.

PALACIO 6 – Si gjithmone tek ai dorzohen celsat e sulmit, dhe ai di se si ta drejtoje, edhe pse ne shumicen e lojes ishte 1 kunder 3.

ICARDI 6,5 – Nje pritje ne linjen e portes dhe nje traverse ja ndalojne shijen e golit. Sapo hyri tregoi vlerat e tij ne ajer. Te kujton Hernan Crespon ne goditjen me koke. Shenje e mire kjo.

Tranjer MAZZARRI 6 – Edhe pse perballe ka kolosin Madrilen, Realin, ben nje turn over i cili ishte i nevojshem. Nese Madrilenet sulmojne me 7-8 lojtare dhe zikalterit vetem me Palacion dhe Guarin pas tij eshte e veshtire te besh me shume. Duke pare qe Casemiro do te ishte super per mesfushen e Interit, ndersa tek skuadra e Ancelottit eshte zgjedhje e katert ne mesfushe, ka plot per te qene ziliqar. Shume diference ndermjet dy skuadrave, deshire e mire dhe organizim(per tani) nuk mjaftojne per te shkuar tek rezultati. Me mire luajtem ne pjese ne dyte, ku edhe lojtaret qe u futen nga pankina luajten mire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags