Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,482 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – Per Handanovic nuk ekzistojne miqesoret, Guaro mire, Cambiasso me vonese

Notat – Per Handanovic nuk ekzistojne miqesoret, Guaro mire, Cambiasso me vonese
Xhorxh Gellci

HANDANOVIC 7 – Ne pjesen e pare eshte nje spektakel kur i thote dy here “Jo” Rudnevs dhe mbi te gjitha Arslan me nje gjuajtje nga distanca. Pjesa e dyte me e qete (e merituar) me nje nderhyrje te paster mbi Badeli. Ngelet fakti qe lehtesia qe sulmuesi i Hamburg e kalon, sjell tek ai kujtime te keqija. Shpresojme te jete vetem nje rastesi.

CAMPAGNARO 6 – Cfare frike ne fund kur ankohet per dhimbjen ne kemben e djathte. Per fat te mire asgje te rende, dhe ajo qe ngelet eshte nje prove e mire, ku ka shkuar prane golit me koke. I mjaftueshem.

RANOCCHIA 5,5 – Nga paketa e mbrojtjes, eshte titullari qe vuan me shume ‘rendesen’ e kembeve ne kete moment. Normale, duke konsideruar fizikun e madh qe kerkon me shume kohe per te fituar gjendjen me te mire. (NGA 46′ – ANDREOLLI 5,5) – Sapo futet, vetem 1 minute dhe Rudnevs e kalon duke barazuar shifrat. Pastaj ben disa gjera te mira, por duhet me shume kujdes.

JUAN JESUS 6 – Gjithmone ne vendin e duhur, ka nje gjendje te mire dhe mbyll shume mire ne krahun e tij. Fizikisht eshte i shkelqyer, i ngelet vetem te mbaje te larte nivelin e perqendrimit per ti dhuruar gjume te qete trajnerit te tij.

NAGATOMO 6 – Nuk ka ardhur akoma lojtari i djathte titullar? Nuk ka shume rendesi, Mazzarri mund ti besoje elasticitetit te japonezit, qe mund te luaje ne te dy krahet pa problem. Pergjigjet prezent ne menyre pozitive, duke bere detyren e tij.

CAMBIASSO 5 – Duhet te jete diga perpara mbrojtjes, por ajo qe ben ai eshte nje ‘mbrojtje ne distance’. Nuk ka as hapin e kundershtareve, as hapin e shokeve, ne krahasim me te cilet duket me vonese ne aspektin fizik. Gjendet ne veshtiresi. (NGA 62′ KUZMANOVIC 5 – Prek pak topa dhe i menaxhon keq. Nuk hyn kurre brenda lojes, dhe nuk ka ndonje ndryshim te madh me Cambiasson)

ALVAREZ 5,5 – Ok, Mazzarri po e provon ne rolin e mesfushorit te brendshem dhe mund te kete pak mungese precizioni. Por ajo qe ka treguar ne Imtech Arena nuk sjell shume optimizem. Duhet te ndihmoje Pereiran ne ate pjese te fushes dhe e le shume here te vetem. Per kenaqesine e Beister dhe Arslan. Cuditerisht, merr shiritin e kapitenit.

GUARIN 6,5 – Fillim madheshtor, assist i shkelqyer per golin e Icardit pasi ka kaluar tre kundershtare. Pastaj lufton per cdo top dhe vrapon shume. Gjendja fizike rritet vazhdimisht, duket qe ka deshire shume te madhe. Shenje e mire, pavaresisht se bie dukshem ne pjesen e dyte.

PEREIRA 6 – Pavaresisht se ka filluar shume vone pregatitjen, dhe braktisjen nga Alvarez, paraqitja e tij eshte e mjaftueshme. Interi vuan ne krahe (goli i Hamburg vjen prej aty), por uruguajani, edhe pse duhet te permiresohet ne mbrojtje, kur sulmon e jep kontributin dhe hedh ne zone topa interesante

PALACIO 6,5 – Zemra e tij shkon me shpejt se kembet. Mendja dhe levizjet jane te zakonshmet, gjynah qe reaktiviteti nuk e ndjek. Shperdoron nje mundesi te rendesishme ne pjesen e dyte, pastaj Drobny ben nje mrekulli. Jo shume i qarte, por impenjimi qe ben mbulon gjithcka.

ICARDI 6,5 – Pergjegjet per ata qe po e vinin ne diskutim investimin e Interit pas vetem disa sekondash: top i shkelqyer nga Guarin dhe prekje qe do te behej nga nje sulmues me eksperience. Pastaj bie pak, por duhet thene se sherbehet pak. Por eshte ne rrugen e drejte.

BELFODIL 6 – Qe eshte nje kolos, duket menjehere. Eshte akoma i ngadalte per te qene deciziv, e paevitueshme qe edhe Ramazani ndikon. Por idete nuk i mungojne.

OLSEN, CAPELLO, JONATHAN – Pa vleresim, luajten pak minuta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags