Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,496 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: Pershendetje nga Icardi, kthehet Batmanovic…

Notat: Pershendetje nga Icardi, kthehet Batmanovic…

| On 13, Apr 2014

8,5

Handanovic

Per nje dite kthehet ne superhero! Beteja e tij eshte me Maxi Lopez, te cilin e hipnotizon nga penalltia dhe i pret nje gjuajtje te mrekullueshme. Por nuk mjafton ketu, pret goditjen e denimit te Sansone dhe gjithashtu ben nje pritje te pabesueshme ne gjuajtjen akrobatike te Sorianos. Ne pjesen e dyte, Inter menaxhon lojen dhe nuk ka shume pune.
6,5

Rolando

Eder luan me zjarrin kunder tij. Simulim, protesta, dhe karton i kuq. Me pas kontrollon gjithcka, pa rrezikuar.
6

Ranocchia

Shume i papjekur tek faulli i penalltise, edhe pse ishte e dyshimte. Pak me i pasigurt se heret e tjera, dhe merr edhe nje karton qe do i kushtoje ndeshjen me Parmen.
7

Samuel

Prove me rregull, gjithmone i perpikte kunder Maxi Lopez. Dhe goli i shenuar eshte qershia mbi torte.
6,5

D’Ambrosio

Vuan pak ne fillim, por pastaj permiresohet menjehere. Dhe luan rol ne te dy golat e Icardit, duke nisur aksionin. Ndeshje e mire.
6,5

Kovacic

Kthehet titullar pas shume kohesh dhe nuk zhgenjen. Menaxhon lojen e Interit ne menyre te mire, por kur fillon te luaje mire edhe ne faze mbrojtese, atehere paraqitja e tij behet e rendesishme…
7

Cambiasso

Shume menaxhim grupi, dhe ndonje veprim i bukur. Shume pune ne erresire, por me rendesi te madhe.
6

Hernanes

Nuk duket dita e tij: ka probleme te impostoje aksionin dhe humb edhe ndonje top qe mund te kushtoje shtrenjte. Megjithate jep asistin per Samuel.
6

Nagatomo

Me pasimet e shkelqyera te Kovacic, duhet te ndjehej shume mire, por ndonjehere nuk nxjerr maksimumin. Tregon edhe pak vonese ne kontraste dhe ne faze mbrojtese. Rritet shume me kalimin e kohes, duke ndihmuar ne loje dhe duke fituar duelin me De Silvestre.
6,5

Palacio

E vendos Icardin para porte me nje top te shkelqyer. Pastaj mundohet me gjithe menyrat te vendose edhe firmen e tij dhe ja del ne minuten e 78. Por prova e tij, si gjithmone, eshte e cmuar. I kundondodhur.
7,5

Icardi

I mjaftojne vetem 12 minuta per te mundur Da Costen dhe per te marre hak ndaj ultrasve sampdoriane, qe e kishin kapur me te prej nxemjes para ndeshjes. Duhet te mendoje jo vetem per reagimin e tifozeve, por edhe per markaturat shume te ngjeshura dhe te ashpra te mbrojtesve kundershtare. Por e ben shume mire, dhe nxjerr nje tjeter dopiete, shume te rendesishme.

Zevendesuesit

6,5

(68′) Alvarez

Mazzarri mundohet te mbuloje mesfushen me argjentinasin, dhe ai ben gjithcka qe duhet te bente. Rekuperime te mira, asist fitues per Palacio dhe aksione te rendesishme.
6

(75′) Taider

Risheh fushen pas shume kohesh. Nje zevendesim me shume per te menaxhuar rezultatin.
PV

(79′) Milito

Shume pak minuta per te gjykuar

Trajneri

6,5

Mazzarri

Duhet te themi, qe per nje pjese te mire te ndeshjes, pas kartonit te kuq te Sampdorias, Handanovic ka qene me i miri ne fushe, autor i pritjeve te pabesueshme. Sinjal i mire per portierin, jo aq i mire per Interin. Por megjithate, skuadra e tij ja del te adresoje lojen ne pjesen e dyte.
© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.