Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

923 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Vidal behet nje dige, Skriniar jep sinjale: por ai qe zhgenjen me shume eshte nje tjeter!

NOTAT – Vidal behet nje dige, Skriniar jep sinjale: por ai qe zhgenjen me shume eshte nje tjeter!
Inter Club Staff

Interi nuk shkon dot me shume se nje rezultat 1-1 ndaj Lazios diten e sotme ne Olimpico ku zikalterit per disa minuta ishin edhe ne superioritet numerik.

Nderkohe, keto jane edhe notat e Interit pas ndeshjes se sotme:

HANDANOVIC 5,5 – Pas goditjes me koke te dobet nga Correa, ngroh duart me nje pritje te mire ndaj Luis Alberto.

Nderkohe, ndan fajet e golit te Lazios bashke me Perisic: mund te beje natyrisht me mire me topat ne krahun e dij. Goli ishte i evitueshem.

SKRINIAR 6,5 – Conte e promovon prape nga minuta e pare dhe ai fillon qe te luaje ndeshjen e tij duke mbajtur mire Immobile.

Kur provon qe te shkoje perpara ashtu si kerkon Conte, mbyll aksionet me elegance (ndonjehere edhe nuk i del), por sot ka luajtur nje ndeshje te mire.

NGA MINUTA E 78 DANILO D’AMBROSIO – Pa note.

DE VRIJ 6,5 – Cdo prekje e topit nga ai pasohet nga vershellimat e 1000 tifozeve te pranishem aty ne stadiumin e tij te vjeter, por ai nuk pyet per ta.

Gjithmone i paster ne nderhyrje, kontrollon linjen e mbrojtesave klasike me siguri dhe nuk humbet ne asnje moment perqendrimin.

BASTONI 6,5 – Rikthehet titullar si i treti ne te majte pas pankines me Beneventon dhe eshte e para ne kete krah ne kete sezon.

Ne fillim gabon ndonje pasim, por me pas ben gjithcka mire ku arrin me bindje te konfirmohet. Shpeton porten edhe ne nje rast ndaj Luis Albertos.

HAKIMI 6,5 – Pas dy assit dhe nje gol te shenuara ne dy ndeshjet e para, treni maroken riniset me turbo dhe nuk e le kurre Marusic te qete.

Ai vrapon dhe kroson pa u menduar dy here: me te majten apo me te djathten, pak rendesi ka. Provon edhe per golin, por kesaj radhe pa fat.

GAGLIARDINI 5,5 – E mban konfirmimin e merituar ndaj Beneventos mire deri ne nje pike, por pastaj bie ndjeshem.

Provon te beje pune te piset dhe presing, por kur fillon loja te nxehet, ai bie shume ne loje. Conte me pas e zevendeson,

NGA MINUTA E 67 SEFANO SENSI ME NOTEN 5 – Ai pozicionohet prapa sulmuesve me deshiren per te rritur fantazine.

Por tregohet shume ‘budalla’ ne rastin e kartonit te kuq dhe bie pre e provokimit. Dergon Interin ne normalitet numerik dhe i komplikon keshtu detyren shokeve.

BARELLA 6 – Ne formacionin fillestar duket sikur eshte nje mediano ne 3-4-1-2, por ne fushe eshte pare ai qe te luaje ne pozicionin e trekuartistit.

Ka detyren qe te shqetesoje Leiva ne ndertimin e lojes dhe licencen qe te hidhet ne hapsirat qe do te gjente perpara.

Kerkon shpesh lojen drejt sulmuesve, por kesaj radhe pa shume saktesi. Rikthehet si mediano pasi futet Sensi ne fushen e lojes.

PERISIC 5 – Gjen hapsire dhe luan ne te majte, por ku Lazzari i tregon se eshte ai zot i krahut duke e vene jo pak ne veshtiresi.

Nga krahu i tij vijne problemet me te medha, por avantazhi i Lautaros vjen pikerisht nga nje loje e tij ku topi perplaset edhe te mbrojtesat. Humbet duelin e golit te Lazios me Milinkovic-Savic dhe ndeshja shkon 1-1.

NGA MINUTA E 67 ASHLEY YOUNG ME NOTEN 5,5 – E humbet vendin e titullarit ndaj Perisic: te besh me keq se kroati ne kete ndeshje ishte e veshtire.

Ai limitohet duke kontrolluar daljet e LAzzarrit qe e detyron te marre menjehere edhe nje karton te verdhe.

VIDAL 6,5 – Pas goditjes te marre nndaj Beneventos shtrengon dhembet dhe zbret ne fushe edhe ne Olimpico duke luajtur me Gagliardinin.

Gjithmone eshte i njejte ne fushe, lufton pafund. Behet dige dhe ndihmon te gjitha fazat e lojes duke limituar shume edhe Luis Alberton.

Provokon nderkohe edhe kartonin e kuq per Immobile dhe merr nje karton te verdhe per vete. Del nga fusha krenar.

NGA MINUTA E 73 MARCELO BROZOVIC ME NOTEN 6 – Ai rikthehet qe te luaje me Barellen ne mesin e fushes duke marre vendin e Vidalit qe mori karton te verdhe.

I afrohet shume golit te 2-1 me ate gjuajtje qe perfundoi ne shtylle pasi u devijua. Sa keq.

LAUTARO 7 – Pak reaktiv sot dhe e nis ndeshjen e tij duke gabuar disa topa te thjeshte ne zonat e nxehta te fushes.

Por ne zilen e pare, ai tregon direkt se nga cfare brumi eshte i bere. Ne minuten e 30 shenon golin e avantazhit.

Disa minuta me vone desh shenon edhe te dytin, por Strakosha arrin te prese. Nga aty me pas, ka edhe ndonje rast tjeter, por tregohet i pasakte.

NGA MINUTA E 78 ALEXIS SANCHEZ – Pa vote.

LUKAKU 5 – Lufton kunderr Radu dhe me pas Bastos, duke perdorur edhe fizikun. Nxjer perpara skuadren dhe punon me shpine nga porta, por duket me i nervozuar se zakonisht.

Ne tentativen e pare drejt portes ai godet jashte ne fillim te pjeses se dyte.

TRANJERI. CONTE 6 – Prezantohet ne Olimpico totalisht pothuasje me lojtaret e Beneventos. Vetem disa modifikime ku Lautaro nga minuta e pare e shperblen duke i dhene avantazhin.

Por edhe Perisic, qe vuan shume ne krahun e Lazzari deh e tradheton. Kolegu Inzaghi eshte i detyruar te beje plot tre zevendesime te detyruara ndersa ai pret minuten e 65 per zevendesimin e pare. Por merr keshtu nje pike ne nje fushe te veshtire.

LAZIO: Strakosha 6; Patric 6, Acerbi 6,5, Radu sv (dal 15′ Bastos 5; dal 45′ Parolo 6); Lazzari 7, Milinkovic-Savic 6,5, Leiva 5,5 (dal 78′ Escalante sv), Luis Alberto 6 (dal 78′ Akpro sv), Marusic 5 (dal 35′ Fares); Correa 5,5, Immobile 5. All. Inzaghi 6.

ARBITRO: GUIDA 5 – Ai le te luhen kontaktet ne limite, duke krijuar jo pak bezdi te dy pankinat. Kartoni i pare i verdhe vjen per nje faull te Fares per Hakimi, i dyti per protesta ndaj Lukaku.

Por metri nuk eshte i ekulibruar, ashtu si tregon edhe mungesa e kartonit per Leiva kur ai shan arbitrin ne sy.

Me pas, i jep nje karton te kuq Immbile per shpullen ndaj Vidal, qe ishte vendim i drejte por perdor te njejten mas per Sensi qe nuk beri te njejten gje si Immobile. Jep vetem 4 minuta shtese ku loja ne pjesen e dyte u ndal shume. Keq.

ASSISTENTI: Carbone 5,5 – Longo 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.