Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,107 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Vidic dhe Guarin me te miret, mire edhe Donkor, sulmi nje ekspozite e fatkeqesise…

NOTAT: Vidic dhe Guarin me te miret, mire edhe Donkor, sulmi nje ekspozite e fatkeqesise…
Bujar Berishaj

HANDANOVIC 6 – Nuk prek pothuajse fare topin sepse Torino mbyllet ne mbrojtje. Pastaj befasohet.

D’AMBROSIO 5,5 – Zbret ne fushe me nje qendrueshmeri te madhe por kualiteti eshte me te vertete i pakte, sidomos ne mbeshtetje dhe krosime.

VIDIC 7 – Nuk gabon ne asnje top, qofte edhe nje i vetem dhe per pak nuk zgjidh ndeshjen duke shenuar golin e fitores.

ANDREOLLI 6 – Luan me kujdes, duke e lene Vidicin si nje lider. Dorezohet pas nje tendosje muskulare.

OBI 5 – Luan ne nje rol qe nuk eshte i tij, por sa shume gabime: krosime te gabuara dhe jo aq mire ne pastrim te topit.

GUARIN 6,5 – Eshte i fundit qe dorezohet, luan edhe me nje kembe dhe luan nje tjeter ndeshje bindese si mediano.

KUZMANOVIC 6 – Nuk eshte nje lojtar qe ndricon dhe ndoshta nuk do te jete kurre por ben ate qe duhet pa e tepruar. Pikerisht ate qe i kerkohet.

PALACIO 5 – Ka pushuar ne Kupen e Italise mirepo nuk eshte ai i vitit te kaluar. I parakohshem ne 90% te rasteve.

KOVACIC 5 – Ngec dhe jo pak. Asnje te luajtur te bukur, asnje pershpejtim, asnje intuite. Ndeshje jo e mire, si pak te tjera.

PODOLSKI 5,5 – Nje gjysme vote me shume sepse te pakten godet ne porte. Por edhe ai nuk kombinon shume.

ICARDI 5 – Humb duelin ne ajer me Maxi Lopez ne rastin e golit te Torinos dhe te gjitha duelet me mbrojtesit e Torinos.

RANOCCHIA 5,5 – Nuk duket i qete, sikur do qe te tregoj dicka.

DONKOR 6,5 – Impakt i madh ne nje rol qe nuk eshte i tij. Luan mire dhe tregon shume agresivitet garues.

SHAQIRI 5,5 – Sot nuk ka efekt, por nuk mund te pretendohet qe ai te te futet ne loje dhe t’i mposht kundershtaret i vetem.

MANCINI 5,5 – Skuadra e mbyll Torinon por luan pak dhe keq pa top. Ne gjysmen e dyte rrezikon per te korrigjuar por nuk gjen celsin per te zhbllokuar bunkerin e Venturas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.