Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,017 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta nuk e beson: “Mund t’ju duket e cuditshme, por ja sa do i kushtone Interit blerja e Vidal.”

Gazzetta nuk e beson: “Mund t’ju duket e cuditshme, por ja sa do i kushtone Interit blerja e Vidal.”
Inter Club Staff

Vazhdojne zerat per Arturo Vidal tek Interi, edhe pse tashme shume pak dyshime ka ne lidhje me kete blerje te zikalterve.

Per kete ceshtje ka folur edhe La Gazzetta dello Sport, e cila flet me cudi te madhe per koston e ketij operacioni per Interin.

“Diten e djeshme eshte zhvilluar nje takim shume i rendesishem online ndermjet drejtuesve te Barcelones dhe Fernando Felicevich, agjentit te Vidal.”

“Ceshtja e diskutuar ka qene rroga e vitit te fundit te merkatos, dhe ceshtja e disa bonuseve te viteve te kaluara qe Vidal si ka marre ende.”

“Kiliani nuk pretendon gje nga rroga, por deshiron qe te marre premiot qe i takojne. Diten e djeshme nderkohe, ka dale ne pah nje ze ku Barcelona po tenton ti marre Interit nje pagese per kartonin e tij, por ky lajm nuk eshte i vertete.”

“Ne realitet, ky operacion do te jete me parameter zero per Interin dhe kjo eshte cudia e madhe: e mbani mend qe Barcelona kerkonte per te plot 18 milione euro ne janar?”

“Kontrata e Vidal do te jete dy vite me opsion per nje te trete dhe do te marre 6 milione euro ne sezon.”

“Por nese shikon transferimin e Rakitic tek Sevilla, e kupton qe Interi po ben nje pune shume te mire per blerjen e Vidal me kosto 0: Rakitic mund ti kushtoje ne fund te sezonit Sevilla ne baze te disa bonuseve rreth 10 milione euro dhe ka nje moshe te ngjashme me Vidal.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.