Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,873 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho: “Inter? Do te rikthehem, por jo tani. Ketu viti me i bukur i jetes time. Qendrova ne Madrid…”

Mourinho: “Inter? Do te rikthehem, por jo tani. Ketu viti me i bukur i jetes time. Qendrova ne Madrid…”
Inter Club Staff

Jose Mourinho eshte rikthyer ne Milano dhe ka folur per te kaluaren e tij zikalter por edhe per nje te ardhme te mundeshme si Interist: “Nuk isha kthyer ketu kurre me pare, vetem njehere per nje Real-Milan ne Champions. Por kurre ne nje San Siro Interist. Te ha nje dreke me presidentin, me zonjen Moratti dhe me femijet e tij: ndenje fantastike.”

VITI ME I BUKUR – “Nuk e kam fshehur kurre qe vitin me te bukur te jetes dhe karrieres time e kam kaluar ketu tek Interi. Por me pas jeta eshte keshtu, ecen perpara. Por kam mbetur gjithmone shume afer me Morattin dhe ai gjithmone afer meje. I kemi premtuar gjithmone njeri-tjetrit te qendrojme pak bashke kur te kemi mundesi. Tani qe nuk jam ne pune, kemi mundesi te bejme ate qe nuk kam pasur mundesi te bej me perpara. Te kthehem sot eshte nje ndjesi fantastike, shpresoj qe te kthehem ne Londer i lumtur jo vetem sepse kalova kohe me miqte e mi por edhe per nje fitore te Interit.”

RIKTHIMI – “Interi eshte ish-klubi im, por jo ish-skuadra ime sepse nuk ka ne perberje asnje futbollist qe kam stervitur une. Por Interi mbetet Inter per mua, Interistat mbeten Interista. E them gjithmone: tek Interi vjen si profesionist dhe iken si Interist, kjo eshte fuqia e Morattit. Une jam Interist, e perseris dhe nuk dua asnje spekulim. Une nuk do te jem vitin e ardhshem tranjer i Interit dhe ata nuk ma kane kerkuar kete gje. Do te jem ne nje te ardhme, pse jo? Jam rikthyer edhe tek Chelsea, nje skuader te cilen e kisha stervitur edhe me pare. Por per momentin nuk kthehem ketu. Interi ka nje projekt me Mancinin dhe shpresoj qe gjithcka te shkoje mire. Nuk dua te mbyll asnje dere per te ardhmen, ne futboll nuk i dihet asnjehere, sidomos kur ke pasur nje raport fantastik me klubin. Por nuk eshte ende momenti.”

DERBY – “Kisha menduar qe te rikthehesha ne Derby, por ishte Milani ai qe luante ne shtepi. I kam respektuar gjithmone kuqezinjte, Gallianin dhe te gjithe te tjeret. Prandaj zgjodha qe te evitoj ate ndeshje. Por e perseris: i respektoj si klub, kam pasur nje raport te mire. Do te me pelqente ti shihja edhe ata perseri ne Champions.”

E KALUARA ZIKALTER – “U pergatita mire per te stervitur Interin. Kisha shume kohe pasi u largova nga Chelsea ne ate kohe, studiova gjuhen, komunikova menjehere shume mire. Ishte nje moment magjik. Nuk jam kthyer me pare sepse nuk kam patur shume kohe ndermjet Madridit dhe Chelseas… Por edhe sepse desha qe tu riktheja me emocione me te kontrolluara dhe koha ne kete sens te ndihmon.”

ARSYEJA QE SU KTHYE PAS FINALES – “Mbase dikush nuk e ka kuptuar mire arsyen se pse nuk u ktheva pas ndeshjes ne Madrid. Kush me njeh, si lojtaret, e di shume mire se nese do isha kthyer sdo te kisha dale dot nga stadiumi me pas: do te ishte shume e veshtire per mua qe te kontrolloja emocionet. E ata e kuptuan kete gje. Ndoshta sot ndonje lot do te me rrjedhe, por do te jete ndryshe. A pres kore per mua? Jo, pres kore per Interin. Do te jete nje ndeshje e veshtire me Sampin, shpresojme te dalim nga stadiumi te lumtur.”

KAMPIONATI – “Kush e fiton kampionatin? Juve ose Napoli, ne kete moment vazhdojne te luajne ne Europe dhe kjo mund te ndikoje. Jane dy skuadra te mira. Edhe Fiorentina me Sousen eshte nje skuader fantastike. Inter dhe Milan do te rikthehen shume shpejt, Roma me Spalletin po rekuperon: kishte vite qe nuk shihej nje kampionat si ky ne Itali.”

NON SONO UNA PIRLA – “Shprehja ‘Io non sono una pirla’? Eshte nje moment zbavites qe ka ngelur pergjithmone. E kujtojne te gjithe. Edhe une e kujtoj me zbavitje. Nuk dija asnje fjale ne italisht dhe me ndihmoi nje profesor, qe me mesoi gjuhen qe te kisha nje raport me te afert me njerezit. Edhe ai ishte shume i rendesishem ne karrieren time.”

IL MANCHESTER UNITED – “United nje mundesi? Un po flas me ju (gazetaret) sepse kisha shume kohe qe nuk e beja e mu duk e drejte te ndaloja. Por dua te rri i qete e te mos komentoj kete gje. Nuk kerkoj klub por pres te me kontaktojne. Eshte logjike. Por tani kam kenaqesine te bej gjera qe zakonisht nuk mundem per arsye kohe.”

MANCINI – “Me Thohir duket se ka ndjenje dhe punon mire. Sigurisht qe nuk do mund te fitojne dot kampionatin kete sezon, por nese rikthehen ne Champions ose te pakten ne Europa League, do te jete nje sezon me i mire se i fundit me siguri.”

NGA CFARE LINDI TRIPLETA – “Mendon se lindi ne diten kur humbem ne Old Trafford ne Champions (sezoni 2008-2009). Une dhe Moratti e kuptuam qe kishte nevoje qe te benim disa ndryshime rrenjesore. Arkitekti i vertete ishte Moratti. Ai dhe tifozet ishin deciziv. E perseris: tek Interi vjen si profesionist dhe me pas behesh shume me shume. Kur luan, kur punon: kishte nje empati te jashtezakonshme me klubin dhe tifozet. E kjo qe ishte nje plus shume i madh na dha mundesine qe te benim nje mrekulli si ajo qe te rezistonim ne Camp Nou ndaj Barcelones me 10 vete e me pas te ‘hanim’ Bayernin ne finale.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.