O Globo ‘tallet’ publikisht me Brozovic: “Zonja dhe zoterinj, nje duhanxhi si Brozovic sapo…”
Vetem pak dite perpara ndeshjes me Kroacine e Zlatko Dalic, ne Brazil e gjithe vemendja ka kaluar te Kroacia dhe… Brozovic.
E perditshmja braziliane O Globo ka gjetur nje menyre origjinale dhe disi “tallese” per te pershkruar Marcelo Brozovic.
Ja cfare shkruajne ata: “Ne ndeshjen ndaj Japonise nje lojtar ka arritur te thyeje rekordin e totalit te kilometrave te pershkruar ne nje ndeshje te Boterorit”.
“Rekordi i ri eshte 16,7 kilometra dhe ai eshte thyer me 400 metra me shume, duke qene se rekordi i vjeter ishte 16.3 kilometra”.
“Por zonja dhe zoterinj, e dini qe ky rekord i perket pikerisht nje perdoruesi te duhanit, Marcelo Brozovic?”
“Po, dhe e bukura eshte se edhe rekordi i vjeter i takonte pikerisht atij. Dhe se ai pi duhan nuk eshte aspak dicka e re”.
“Radja Nainggolan, ish-shok skuadre me Brozovic tek Inter e ka pyetur me shaka publikisht lojtarin: “Po pi cigare?”, dhe kroati i eshte pergjigjur “Ndonjehere aty-ketu”.”
“Por askush nuk e harron edhe ate moment kur ne Euro2020, Brozo u kap ne nje mini market duke blere disa paketa me cigare”.
“Nese eshte kjo menyra per te qendruar ne nivele te larta…”, e mbyll shkrimin e saj O Globo qe me sa duket ka gjetur nje menyre origjinale per te sulmuar nje nga kundershtaret me te frikshem te Kroacise, Epikun Brozo!