Onana apo Handanovic ne Camp Nou? “Ne kete moment Inzaghi duket se i ka zhdukur dyshimet: do te luaje…”
Inzaghi duket se deshiron te besoje prape te Onana per ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Champions League.
Portieri do te luaje pikerisht kunder skuadres ku eshte rritur si nje lojtar kur ende ka qene nje femije i sapo ardhur nga shkolla e Eto’o ne Kamerun.
“Ajo e se merkures, per Andre Onana do te jete ndeshja e tridhjete si titullar ne Champions League dhe nje nga me te vecantat”.
“Jo vetem sepse eshte e katerta radhazi me Interin ne Champions League, por per shume motive ne vecanti”.
“Si fillim, ai ka me shume ndeshje ne Champions se Handanovic qe eshte i ndalur vetem te 26 te tilla. Por per te do te jete edhe ndeshja e trete radhazi si titullar mes Champions dhe Serie A.”
“Eshte hera e pare qe ndodh dhe nga ketu do te vendoset shume per te ardhmen e tij si titullar te porta e Interit”.
“Ai ne moshen 13 vjecare nderkohe ka nisur rrugetimin e tij si nje portier te Barcelona, ku gjithcka ka nisur nga te rinjte e kesaj skuadre”.
“Por tani ndodhet tek Inter dhe Inzaghi i ka zhdukur te gjitha dyshimet: te merkuren ne Barcelone titullar do te jete Onana dhe pike. E me pas, duhet pare si do te evoloje e gjithe kjo situate…”