Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, ja statistika e Gagliardinit qe do ju lere te gjitheve me goje hapur: me te ne fushe, 12 fitore nga 15 ndeshje!

Gazzetta – Inter, ja statistika e Gagliardinit qe do ju lere te gjitheve me goje hapur: me te ne fushe, 12 fitore nga 15 ndeshje!
Inter Club Staff

Ka qene nje ringjallje e Roberto Gagliardinit (e disata ne fakt qe prej ardhjes se tij tek Interi). 

Nderkohe qe e ka pare veten jashte me Lazion edhe pse ka luajtur nje super ndeshje ndaj Milanit ne derbi tre jave me pare, ish-lojtari i Atalantes ka gjetur nje bluze titullari ndaj Genoas dhe ka zhvilluar nje ndeshje ekselente.

Por elozhet e mediave ne Itali nuk jane vetem per golat (qe Gagliardini shenoi dy te tille) por jane per paraqitjen e tij shume te mire dhe ndeshjen e tij ne total.

Ja cfare shkruan Gazzetta dello Sport per paraqitjen e djaloshit zikalter:

“Koken lart, pasime te telekomanduara, loje elegante, deshire per tu vene ne dukje dhe gjithmone ne kembe: ne Ferraris, Gagliardini eshte rikthyer nje tank ne mesfushe.”

“Por nuk ka qene nje sezon i thjeshte per Roberton: i perjashtuar nga lista Uefa, ka pare Champions League dhe Europa League nga tribuna.”

“Te vuash nga jashte fushes, sidomos ndaj Eintracht (ku ai do te duhej shume ne fushen e lojes), duhet te kesh me te vertete personalitet qe te rikthehesh ne loje vetem ne Serie A dhe te luash mire sepse duhet motivimi i duhur.”

“Por ai e ka gjetur dhe sa here eshte therritur ne kauzen zikalter eshte treguar i gatshem, sidomos ne ndeshjet e fundit.”

“Ka pasur shume ulje dhe ngritje, shume pankina por ka qene nje fatndjelles per Interin. A deshironi te dini nje fakt per Gagliardinin qe do ju habise do ju beje te vini duart ne koke? – pyet Gazzetta dello Sport -.”

“Atehere ja tek e keni: ne 15 ndeshje qe ka luajtur Roberto ne kete sezon me Interin ne Serie A, zikalterit kane dale nga fusha e lojes me 12 fitore. Pra 12 fitore nga 15 te luajtura.”

“Nderkohe a e dini sa jane fituar pa Gagliardinin ne fushe nga Interi? Vetem pese te tilla. Nje rastesi? Mundet, por ne te njejten kohe eshte nje argument qe vlen dhe nje e dhene qe nuk duhet nenvleresuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.