Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

442 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Onana, Insigne dhe jo vetem: “Ja te gjithe emrat me parameter 0 qe jane ne listen e Marottes dhe Inzaghit.”

Onana, Insigne dhe jo vetem: “Ja te gjithe emrat me parameter 0 qe jane ne listen e Marottes dhe Inzaghit.”
Inter Club Staff

Inter po kerkon me kujdes perforcime per Simone Inzaghin. Ndermjet qershorit dhe janarit, drejtuesit zikalter jane ne pune.

Nga porta ne sulm, duke kaluar per nga mbrojtja dhe mesfusha, klubi po punon vertete shume per te permiresuar repartet.

Fjala me e rendesishme eshte gjithmone ne gojen e Beppe Marotta, i cili jo me larg se dje deklaroi se “Disa mundesi qe dalin ne merkato duhen kapur dhe pike”, duke treguar keshtu se Interi eshte shume e kujdesshme ne lidhje me cdo situate.

Nderkohe, pyetjes per Lorenzo Insigne ai i eshte pergjigjur ne menyre shume te pergjithshme ne prag te ndeshjes ndaj Napolit.

Gjithesesi, realiteti eshte i qarte. Inter eshte shume i kujdesshem per cdo parameter zero. Nderkohe, La Gazzetta dello Sport ka treguar te gjithe emrat qe Interi po ndjek me kujdes.

“Per Andre Onana kemi folur. Ne skadence nga Ajax ai do te vije ne Milano per nje kontrat kater vjecare. Eshte bllokuar prej muajsh, mungon vetem firma.”

“Per Insigne do te varet shume se si do te zhvillohet gjithcka me Napolin. Normalisht sot rinovimi me 5 milione euro ne sezon me ata eshte shume larg.”

“Inter monitoron, por duhet pare nese do te ishte gati qe skuadra zikalter te ofronte nje page kaq te larte per nje lojtar qe mbush 31 vjec ne 4 qershor dhe qe nuk luan ne nje pozicion te volitshem per skemen e Inzaghit.”

Nderkohe, ka edhe emra te tjere qe jane mundesi te medha per Interin me parameter zero qe Marotta po i ndjek me kujdes:

“Nje profil tjeter qe eshte nje tundim i forte eshte lojtari qe quhet Matthias Ginter dhe luan me Borussia Monchengladbach.”

“Ai eshte nje qendror i klasit 94 dhe eshte shume pozicional sepse mund te luaje edhe si mbrojtes krahu por edhe ne qender.”

“Per Interin do te ishte nje goditje e bukur me zero dhe kane nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit.”

“Nderkohe ngjitja e shkalleve per Ginter do te ishte shume e madhe sepse do te kalonte nga nje klub si Borussia Monchengladbach te Kampionet e Italise.”

“Me e komplikuar nderkohe situata e Denis Zakaria, shokut te skuadres se Ginter te Borussia Monchengladbach.”

“Per mesfushorin zvicerian ka shume konkurence nga Premier League por edhe nga Juventusi. Kerkesat e tij per rroge mund te jene larg kasave zikalter.

Ne javet e kaluara eshte permendur edhe emri i Antonio Rudiger, por edhe kerkesat e tij per page jane teper te larta.

Kujdes nderkohe per Jesus Corona per krahun, por Kostic duket se eshte ne pole position si nje investim i rendesishem dhe i mundshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.