Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

772 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Osvaldo-Bacca-Hernandez: tre objektiva zikalter, por kush ka bere me mire? Keto jane numrat…

Osvaldo-Bacca-Hernandez: tre objektiva zikalter, por kush ka bere me mire? Keto jane numrat…
Ardi Deda

Kerkimi i sulmuesit mbetet nje teme e dites ne shtepine zikalter dhe pasi jane ndjekur profile te ndryshme, duket se eshte individualizuar Pablo Daniel Osvaldo (me shume nga nevoja sesa zgjedhje) sulmuesi qe do ti dhurohet Walter Mazzarrit, por mbeten ne gare edhe dy objektivat e tjere.

Hipoteza Osvaldo ndan tifozet; dikush do ta priste me krahet e hapur, ndersa te tjere vazhdojne ta shohin si nje zgjidhje te fundit, kjo edhe pse eshte pikerisht kjo ndjesia qe te jep shoqeria zikalter, qe vazhdon te zvarrise tratativen ne pritje te ndonje emri qe mund te ngrohe me shume te gjithe ambientin. Hernandez dhe Bacca mbeten te mundshem, por duke i krahasuar, cili prej ketyre sulmuesve ka bere me shume ne harkun e ketyre kater viteve te fundit?

Carlos Bacca: 80 gola ne 148 ndeshje jane nje e dhene me shume se e kenaqshme, sidmos duke mare parasysh dhe 21 asiste. Duhet nenvizuar qe 38 nga 80 golat jane shenuar ne Kolumbi, ku kampionati me siguri nuk eshte aq kompetitiv sac mund te jete nje kampionat europian.

Numrat e Osvaldos: duke vleresuar me kujdes ecurine e ish sulmuesit te Romes, vihet re se numrat jane cdo gje pervecse zhgenjyese, perkundrazi, ai ka bere me mire se Chicharito Hernandez. Sulmuesi italo-argjentinas ka shenuar 51 gola dhe ka dhene 11 asist ne 121 ndeshje ne kater sezonet e fundit, por duke marre parasysh qe tek Juventusi per sulmuesin behej thjesht fjale per paraqitje te shkurta dhe jo per nje perfshirje te vertete, atehere te dhenat e sulmuesit behen akoma me te rendesishme. Per sa i perket Pablo Daniel Osvaldo, te shqetesojne limitet e tij karakteriale: 17 kartona te verdhe dhe 5 te kuq ne pervojen e tij italiane.

Javier Hernandez: djaloshi meksikan, dy vjet me i ri se Osvaldo, ka koleksionuar 38 gola dhe 12 asist ne 97 ndeshje ne Premier League. Chicharito nuk eshte i vleresuar nga Van Gaal, por Manchester per ta shitur kerkon nje shume te madhe dhe tani ku duket se tratativa per Vidal po shkon drejt fundit, as shkembimi me Guarin nuk i intereson.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.