Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,415 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Inter – Celtic, dy dyshime për Mancinin: Hernanes – Kuzmanovic dhe D’Ambrosio – Campagnaro. Shaqiri është.

Rishikim Inter – Celtic, dy dyshime për Mancinin: Hernanes – Kuzmanovic dhe D’Ambrosio – Campagnaro. Shaqiri është.
Rinor Sopaj

Obiektivi: kualifikimi në të tetat e finales. Një detyrë e cila u komplikua pas shënimit te golit të barazimit nga Guidetti, në Glasgow një javë më parë. Alarmi i ndezur tek Inter: kundër Celtic nuk mund të bësh gabime prandaj në Meazza do t’i duhet skuadrës që të bëjnë një ndeshje shumë serioze në mënyrë që të kalojnë në turin tjetër. Europa League mbetet një mundësi e hapur për kualifikim për në sezonin e ardhshëm të Champions: kush do të triumfojë në Maj në Varashavë, do të kualifikohet për në playoff të garës më të madhe evropiane.

Taktika – Mancini në konferencë ka treguar emrat e shtatë titullarëve për ndeshjen e sotme: Carrizo, Santon, Juan Jesus, Guarin, Medel, Palacio dhe Icardi. Me shumë mundësi nga minuta e parë do të jenë edhe Ranocchia dhe Shaqiri, të cilët kundër Cagliarit kanë pushuar. Megjithatë qëndrojnë dy dyshime, njëri për mbrojtësin e krahut dhe tjetri për një vend në mesfushë. Për fanelën e parë janë në garë Campagnaro dhe i sapo rikthyeri nga lëndimi D’Ambrosio, në ndërkohë Hernanes dhe Kuzmanovic pretendojnë një vend në mesfushë. Pas ndeshjes së mirë në Saint’Elia, do të kthehen në stol Vidic dhe Kovacic. Handavoic është shëruar, por edhe ai do të jetë në stol. Jashtë listës UEFA janë Brozovic dhe Podolski. Ndërsa Jonathan dhe Nagatomo vazhdojnë të qëndrojnë jashtë fushave, ndërsa kësaj rradhe atyre iu është bashkuar edhe Dodo (një mavijosje në këmbë).

Kundërshtarët – Deila në konferencën për shtyp është treguar shumë i sigurt, dhe se formacioni i cili do të hedhë në fushë do ta reflektojë këtë siguri të tijën. Shumë pak dyshime për trajnerin norvegjez: Armstrong është favorit ndaj Commons (nuk është në gjendjen më të mirë fizike) për rolin e anësorit të majtë dhe Guidetti do ta nisë ndeshjen nga fillimi pasi është favorit ndaj Griffiths. Do të qëndrojnë jashtë dy mbrojtësit Lustig dhe Mulgrew.

Rreziqet – Rreziku numër një, duke e gjykuar nga ndeshja e kaluar, është pa dyshim John Guidetti, menjëherë pas tij vie Griffiths. Ish-lojtari i Feynoord është një lojtar i vërtet, por që nuk është në gjendja e tij fizike nuk është optimale. Vëmendje gjithashtu edhe anësorve mjaft të shpejtë të Deilas, që janë Armstrong dhe Mackay-Steve, pa harruar kualitetin e norvegjezit Johansen dhe vertikalizimet e kapitenit Brown.

Ku të goditet – Sic është parë në ndeshjen e shkuar, mbrojtja skoceze është shumë jostabile. Dy mbrojtësit qëndror janë të lehtë për t’u thyer mbi të gjitha me shpejtësi, ndërsa anësorët janë të mirë në këtë rast, por shpesh ndodhin keqkuptime mjaft të rrezikshme mes tyre në zonën të cilën ata duhet ta mbrojnë.

Sytë tekHernanes. Një nga dyshimet e Mancinit për sa i përket kompletimit të treshes së mesfushorëve për rreshtimin e tij prej 4-3-1-2. Në orët e fundit ish-lojtarit të Lazios i janë rritur shumë mundësitë për një fanelë titullari në ndeshjen e sotme, mjaft i pafat kundër Cagliarit me atë traversë të brendshme që për pak nuk përfundoi në gol. Pas “ringjalljes” së Guarin dhe Kovacic, tashmë mund të jetë rradha e brazilianit. Një Hernanes në top formë do të thoshte shumë për Mancion, duke e pasur parasysh që në Europa League, Brozovic nuk mund të jetë në dispozicion të tij.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-3-1-2): Carrizo; D’Ambrosio, Ranocchia, Juan Jesus, Santon; Guarin, Medel, Hernanes; Shaqiri; Icardi, Palacio.
Në stol: Handanovic, Vidic, Campagnaro, Kuzmanovic, Obi, Kovacic, Puscas.
Trajneri: Mancini.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Jonathan, Nagatomo, Dodò, Brozovic (jashtë listës Uefa), Podolski (jashtë listës Uefa).

CELTIC (4-2-3-1): Gordon; Matthews, Denayer, Van Dijk, Izaguirre; Brown, Biton; Mackay-Steven, Johansen, Armstrong; Guidetti.
Në stol: Zaluska, Ambrose, Wakaso, McGregor, Commons, Scepovic, Griffiths.
Trajner: Deila.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Lustig, Mulgrew.

GJYQTAR: Kruzliak (SVK).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.