Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

2,143 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla: “Inter, nga Joao Mario e deri te Witsel: te rejat e fundit”

Pedulla: “Inter, nga Joao Mario e deri te Witsel: te rejat e fundit”
Bujar Berishaj

Ne shtepine e Inter eshte qetesi. Qetesi totale. Por punohet ne dy tabolina, po flasim per objektiva primare.

Misioni i Kia Joorabchian dhe Pini Zahavi ne Portugali per Joao Mario nuk eshte konfirmuar zyrtarisht ne shtepine zikalter, kurse nga ambiente afer Sporting Lisbones garantojne qe ka nisur presingu per te mbyllur brenda dites se neserme (sot ne fakt). Ne kemi pasur konfirmime qe Zahavi eshte ne Portugali – lexohet te sajti i Alfredo Pedullas.

Merkato ne Kine mbyllet ne oret e ardhshme, Suning deshiron ta blej lojtarin te Jiangsu per ta huazuar te zikalter pastaj. Por mund te kete eshte pengesa tjera pervec kohes. ‘Po’-ja e lojtarit eshte totale, Interi nxiton sepse konkurrentet nuk mungojne (me Chelsean ne krye). Nje situate per t’u ndjekur, pa shkuar shume para me fantazine, objektivi Joao Mario per Interin eshte verifikuar tashme.

Kapitulli Axel Witsel: Inter eshte duke punuar pa bere shume zhurme prej javesh, eshte e bindur qe ka ‘po’-ne e lojtarit. Dhe ka konfirmime per faktin qe mesfushori i Zenit i ka treguar disa prej shokeve te tij gjate pushimeve pelqimin per Interin. Witselit do i pelqente edhe Juve, por per momentin s’ka dicka konkrete – lexohet.

Dhe klubet angleze qe jane afrar, me Everton ne krye, nuk kane bere sulmin. Inter nuk ka nxitim qe te mbyll brenda pak oresh, edhe sepse po sistemon disa shitje. Dhe nuk mund te perjashtohet nje shitje e rendesishme, duke perfshire Brozovic. Kandidatet tjere jane ne liste, por per tani Interi nuk ka manifestuar interes qe te paguaj 24 milione e kerkuar nga Lazio per Candrevan.

Gabbiadini? Napoli po vlereson shume gjera. Manolo i pelqen Interit, por eventualisht do te flitet ne nje situate te pavarur ndaj tratatives per Santon. Pa perjashtuar klubet nga jashte Italie qe interesohen per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.