Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 19, 2019

Scroll to top

Top

875 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic prezantohet tek Bayern por lavderon Conten dhe Interin: “Tek Bayern per te fituar, por me Interin dhe Conten jam stervitur shume.”

Perisic prezantohet tek Bayern por lavderon Conten dhe Interin: “Tek Bayern per te fituar, por me Interin dhe Conten jam stervitur shume.”
Inter Club Staff

Dite prezantimi ne Säbener Straße, selia e Bayern Munich per Ivan Perisic tek skuadra e tij e re.

Ai u largua ne Gjermani ne huazim me te drejte blerje: 5 milione huazimi dhe 20 e drejta e blerejes ne favor te Bayern.

Lojtari kroat keshtu do te luaje me skuadren e Niko Kovac (qe e ka shoqeruar edhe ne konferencen per shtyp) ku pritet qe te luaje shpesh. Ai ka folur per ndjesite e pare te kalimit tek Bayern por edhe per Interin.

“Kam ardhur ketu per te qene pjese e skuadres dhe per te luajtur. Do te kete shume ndeshje, do te duhet ndihma e te gjitheve per te qendruar sa me lart ne forme.”

“Kur Bayern Munich me therriti nuk e mendova dy here, kur nje klub i tille te deshiron nuk mendohesh fare. Dua te jap maksimumin tim dhe te arrij suksese. Jam shume i lumtur qe jam ne Munich.”

Me pas, Perisic flet per sezonin e tij te fundit tek Interi qe ka qene jo shume i qendrueshem: “Sezoni i kaluar ka qene shume i veshtire.”

“Pas finales se boterorit kam pasur shume pak kohe per tu rekuperuar. Kur u ktheva ne Milano filluam direkt me ndeshje zyrtare, keshtu qe pata disa ulje dhe ngritje.”

“Mendoj se eshte normale, sidomos kur shkon deri ne fund te nje Boterori. Ndodh qe sezoni pasardhes te kete veshtiresite e veta. Por kete vere kam bere nje super pergatitje fale Interit dhe sidomos me tranjerin e ri zikalter, Antonio Conte. Ai eshte nje njeri shume i pergatitur qe punon fort.”

“Gjate veres me pelqen qe te luaj sporte te tjera, por e rendesishme eshte te jem gati per sezonin e ri. Duhet punuar fort dhe duhet ardhur ne qender stervitore i pari dhe duhet ikur i fundit.”

“Ne pese vitet e fundit nuk kam pasur demtime, kam qene me fat. E rendesishme eshte te hash mire dhe te stervitesh fort.”

“Sic e thashe edhe me lart, fale Interit kam bere nje pergatitje te mire dhe jam gati per Bayern Munich tani. Interi eshte e kaluara ime, i falenderoj per gjithcka. Tani syte nga e tashmja.”

Nderkohe, Perisic diten e djeshme ka bere nje pershendetje speciale per te gjithe tifozet e Interit ne instagram por edhe vete klubin zikalter. 

“I drejtohem te gjitheve ju qe keni qene pjese e jetes sime profesionale kater vitet e fundit. Perpara te gjitheve, tifozeve INTERIST, ZIKALTERVE, dua ti them faleminderit nga thellesia e zemres per dedikimin tuaj si ne kohet e thjeshta por edhe ne ato te veshtira.”

“Dhe me pas natyrisht dua te falenderoj FC INTERNAZIONALEN, te gjithe stafin dhe ne vecanti te gjithe tranjeret dhe lojtaret. Me keshillat tuaja dhe eksperiencen tuaj qe do te jene pjese e imja gjithmone si lojtar dhe si person. Faleminderit per gjithcka. #44.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.