Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perplasje ndermjet Contes dhe Marottes per kerkesen e tranjerit ne merkato: ja detajet!

Perplasje ndermjet Contes dhe Marottes per kerkesen e tranjerit ne merkato: ja detajet!
Inter Club Staff

Antonio Conte nuk dorezohet aspak: emri i pare i tij per te perforcuar mesfushen mbetet nje njohje dhe deshire e vjeter. 

Behet fjale per Arturo Vidal, ish-lojtar i Juventusit, skuader ne te cilen Antonio Conte ka qene tranjer i tij.

Sipas Tuttosport, hipoteza per ta pare me bluzen zikalter Arturiton nuk eshte vetem nje thashethem por mund te behet realitet kete vere.

Sipas tyre, Arturo Vidal, nuk do te futet fare ne operacionin me Barcelonen per Lautaro Martinez por do te jete nje operacion totalisht i ndare.

“Po sikur ne fund Antonio Conte arrin qe te marre dhuraten e kerkuar kaq shume, me pak fjale Arturo Vidal, qe ndiqet nga tekniku zikalter tashme qe nga vera e kaluar deri te kjo qe jemi tani?”

“Ne ditet e fundit, profili i lojtarit kilian ka dale perseri ne pah dhe po perflitet shume per nje kalim te tij tek Interi, por me sa duket, ka nje kundershtar kjo ide tek ambjentet e Interit.”

CONTE INSISTON POR MAROTTA FRENON – “Vidal, ne ndryshim nga janari, ne fund te sezonit do te shitet nga Barcelona sepse eshte jashte planeve.”

“Ai ka nje kontrate deri ne 2021 dhe Barcelona per te nuk mund te kerkoje dot shifra astronomike. Per me teper, ai ne 22 maj do te mbushe 33 vjec.”

“Por duhet thene qe Marotta mbetet pengesa e pare dhe e vetme mbase drejt lojtarit. Conte siguron per emrin e tij, por Marotta ka shume dyshime dhe deshiron te frenoje gjithcka.”

“Tekniku edhe ne muajt e kaluar e ka kerkuar lojtarin, por edhe atehere Marotta ka qene kunder per arsye te moshes dhe rroges. Me pak fjale, nuk e shikon nej goditje me prespektive.”

VETEM NE CMIMIN E DUHUR – “Interi gjithesesi, nese Marotta bindet, mund te rikthehet ne gare per Vidal, por ashtu si i eshte thene edhe disa here drejtuesve te Barcelones, kiliani nuk duhet te futet ne diskutimet per Lautaro Martinez.”

“Interi ne fakt nuk do te shpenzonte me shume se 10-15 milione euro per Vidal dhe nese ai do te futej ne operacionin per Lautaro Martinez, Barcelona deshiron ta fuse me nje vlere totale prej 30 milione eurosh.”

“Kjo do te merrte si pasoje nje jo kategorike nga ana e Marottes qe nuk do te pranonte kurresesi dicka te tille.”

“Prandaj, edhe pse Antonio Conte po e kerkon Arturo Vidal, Marotta eshte nje pengese shume e madhe per tu kaluar dhe nuk dihet se si tekniku italian do e bine CEO-n e Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.