Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

503 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pioli mashtron hapur per Interin: “Per ke beja tifo une kur isha i vogel? Babai per Interin, por une dhe vellai…”

Pioli mashtron hapur per Interin: “Per ke beja tifo une kur isha i vogel? Babai per Interin, por une dhe vellai…”
Inter Club Staff

I intervistuar nga Sportweek, tekniku i Milanit, Stefano Pioli ka folur per momentin e tij, per stilin e tij, por edhe per eksperiencen e tij tek Interi.

Por eshte per te ardhur keq, se si nje figure kaq e njohur, dhe qe ka qene kryesisht nje person per tu pasur simpati, mund te arrije te mashtroje vetem per shkak se sot eshte i ulur ne pankinen e Milanit.

Ai ka mohuar hapur se ka qene nje tifoz i Interit i vogel, dicka te cilen e ka thene kur ka qene ne pankinen e Interit.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e tij.

A e te vjen keq qe te therrasin Normal One?

“Perkundrazi, me pelqen. E di qe per normale ata duan te nenkuptojne se jam nje person me deshire per tu rritur dhe per tu permiresuar gjithmone. Me pelqen.”

“Une bej ate qe kam enderruar gjithmone: ne fillim lojtar dhe sot jam nje tranjer. E meritoj te gjithe ate qe kam, fut shum pasion per ta arritur.

Cfare te bezdis me shume?

“Kur dikush nuk impenjohet mjaftueshem per te arritur maksimumin. Eshte dicka qe me ben te cmendem,”

Kur ti erdhe te Milani, ne tendencat e Twitter ka qene nje hashtag #PioliOut. A je zhgenjyer ne ate moment?

“Ne futboll nuk ekziston ky ekuiliber: ose je shume i mire ose je shume i mbaruar. Por nuk eshte keshtu.”

“Une nuk kam fituar ndonje trofe, por jam i bindur per aftesite e mia. Por une nuk jam i interesuar aspak per ate qe thuhet jashte.”

Thone: Pioli nuk konfirmohet kurre pas nje sezoni te pare te mire. Keshtu ndodhi te Lazio, tek Interi, tek Fiorentina. A eshte nje ceshtje apo dicka tjeter?

“Nga te treja, me siguri qe une kam pasur pergjegjesi vetem te Lazio. Eshte pengu im i madh, sepse ne vitin e pare luajtem ne menyre fantastike.”

“Me eksperiencen qe kam sot, do e kisha menaxhuar ndryshe ate skuader nga brenda. Nuk u futa ne menyren e duhur per ti zgjidhur.”

“Interi? Nuk e di nese mund te gjykohet nje tranjer pas gjashte muajsh pune. Tek Fiorentina pastaj e kam lene une.”

“Ne pergjegjesi, une pergjigjem se tranjeret e rinj jane me te kompletuar. Kurse mua me eshte dashur me shume kohe.”

“Sot konsiderohem nje teknik adapt per cdo skuader. Tek Milani ndihem te skuadra e duhur ne momentin e duhur.”

Objektivi real i Milanit eshte kualifikimi ne Champions apo te mendoje per kampionatin?

“Ne Milanello duhet te jemi te ekuilibruar dhe inteligjente: sezonin e kaluar kemi arritur 12 pike larg nga zona Champions dhe 17 pike nga Juventusi.”

“Nuk eshte e drejte te mendohet per kampionatin pas 10 javeve. Duhet te kemi kurajo ama qe te rritemi.”

“Ne prill do e shohim se ku do te jemi.”

“Maldini ka thene se ti je i markes milaniste. Per ke beje tifo kur ke qene i vogel? Jo per Interin?

“Babai im ishte tifoz i Interit, une dhe vellai im jemi tifoze te Parmes. Kishim edhe abonimin ne stadium.”

Keshtu, Pioli e mbyll ne nje menyre te shemtuar nje interviste ku ai thjesht mund te kishte thene te verteten, sepse te mohosh skuadren per te cilen ke bere (e ndoshta ben) tifozllik, nuk eshte dicka e bukur por e shemtuar.

Qe askush te mos e harroje, ne vitin 2016, Pioli, diten e prezantimit tek Interi deklaronte:

“Jam tifoz i Interit. Familja ime është e gjitha interiste. Pastaj, profesioni im më mori diku tjetër, por besimi im është këtu. Jam rritur me korin “me Bekalosin dhe Pasinaton do fitojmë kampionatin”.

Po korin valle, e mban mend Stefano Pioli? 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.