Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Samuel dhe Rolando ne konkurrence per postin e Campagnaros vs Mazzarri? Konkluzione false

Samuel dhe Rolando ne konkurrence per postin e Campagnaros vs Mazzarri? Konkluzione false
Ardis
  • On 25/10/2013, 12:13

Serish stervitje me vete per Hugo Campagnaron, dhe ne kete pike duke e pashmangshme te shikosh argjentinasin jashte listes se grumbulluarve. Mbas Cagliarit, Roma dhe Torino, Campagnaro nuk do te jete per ndeshjen kunder Verones: nuk eshe nje lajmi mire per Walter Mazzarrin, i detyruar qe te luaje pa dy njerezit me te mire ne repartin e mbrojtjes dhe, per me teper, nje nga tre me te miret deri ne kete pjese te sezonit sebashku me Alvarez dhe Palacio. Dhe per ndeshjen kunder Atalantes (e programuar te marten ne mbremje) eshte ne rrezik per te mos luajtur.

Ne kete pike, hapen shume skenare per zevendesimin e Campagnaros. Opsionet thelbesore jane dy: te konfirmoje Rolandon ose te spostoje ne qendren e djathte Ranocchian dhe te fuse ne qender Walter Samuel. Il Muro, eshte kthyer nga nje ndalese e gjate, tashme ka nevoje vetem te gjeje ritmin e ndeshjes dhe ky rast mund ti jape shancin per te promovuar veten e tij ne syte e trajnerit te ri. Mazzarri i kishte shkuar ndermend qe ta aktivizonte ne ndeshjen kunder Torinos, por problemi muskular i Campagnaros beri qe te mos ta praktikoje ate cfare kishte ne mendje. Eshte per tu verifikuar vullneti per te spostuar Ranocchian ne pocizionin e djathte te mbrojtjes, rol ne te cilin tekniku toskan nuk e bind shume.

Hipoteza tjeter eshte, pikerisht, konfimimi i linjes Rolando-Ranocchia-Juan Jesus, ose ajo e tre ndeshjeve te fundit. Nje mbrojtje jo e papershkueshme, edhe pse midis Cagliarit, Romes dhe Torinos kane ndodhur gjera te shumta dhe behet e veshtire per te dhene nje gjykim te sakte.

E pamundur te shikosh Ranocchian jashte, me Rolandon dhe Samuel titullar ne te njejten kohe, pavaresisht ndeshjes ne mesjave. Edhe pse asgje nuk mund te perjashtohet.

Qendron edhe kandidatura e Marco Andreollit, edhe pse duket e veshtire nje fanelle titullari per ish-lojtarin e Chievos duke pare edhe delikatesen e impenjimit: pergjithesisht nje si Mazzarri nuk pelqen shume te eksperimentoje dhe nderron lojtare vetem kur eshte i detyruar ta beje nje gje te tille.

Nderkohe, cdo thashethem persa i perket nje konflikti te supozuar midis Campagnaros dhe Mazzarrit nuk gjen asnje konfirmim. Demtimi ekziston dhe eshte real, sic eshte reale pakenaqesia e trajnerit qe te shikoje nje lojtarin e tij te luaje 90 minuta me kombetaren mbas shume problemesh qe e kishin perjashtuar nga impenjimet ne klubin e tij perpara udhetimit ne Ameriken Latine. Campagnaro nuk luan sepse nuk eshte ne gjendje ta beje, pjesa tjeter jane konkluzione false.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.