Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,685 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, per Champions te duhen kaq pike! Nuk eshte nje mision i pamundur, sepse…

Inter, per Champions te duhen kaq pike! Nuk eshte nje mision i pamundur, sepse…
Inter Club Staff

Kampionati eshte ende shume i gjate dhe Interi mund te arrije ende vendin e trete, i cili eshte edhe rruga per ne Champions League.

Por sa pike do te duhen? Numri i pikeve 72 eshte mesatarja e vendit te trete nese llogarisim 10 kampionatet e fundit te Serie A. Per ta arritur, duhet te behen 56 pike ne 26 ndeshjet e mbetura. Do te thote qe Interi duhet te kete nje mesatare pikesh per ndeshje 2,11. E veshtire, por objektivisht nuk eshte e pamundur, duke pare edhe vleren e skuadres zikalter. Nese imagjinohet rruga qe duhet te pershkohet, Interi duhet te fitoje 15 here, te barazoje 10 here dhe te humbase vetem nje here. Natyrisht qe do te ishte me e thjeshte nese kampionati do te ishte i ngjashem me ate te 2011/12. Ne ate kohe, Udineses i mjaftuan vetem 64 pike per te kapur vendin e trete. Kjo do te thoshte se Interit do i duheshin vetem 47 pike ne 26 ndeshje dhe nje mesatare prej 1,8 pike per ndeshje. Pikerisht ne turneun e fundit, ne fakt, vendi i trete ishte me i pasur me pike. Romes ju deshen plot 80 pike per ta arritur. Ketij Interi sot, ne fakt, do i duheshin 63 pike dhe nje mesatare stratosferike pikesh 2,4 per ndeshje. Kjo frike qendron, qe te duhen me shume pike se sa mesatarja, duke pare rrugetim aktual te Romes, por kampionati i Serie A eshte teper i paparashikueshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.