Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,108 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Profeti Spalletti po kerkon ndjekes per doktrinen e tij: Interi eshte kthyer nga Nice me dy lajme te mira

Profeti Spalletti po kerkon ndjekes per doktrinen e tij: Interi eshte kthyer nga Nice me dy lajme te mira
Inter Club Staff

Interi ka barazuar 1-1 perpara dy ditesh ne Nice me  Chelsea por Luciano Spalletti ka mare disa shenja pozitive ne kete ndeshje. 

Kete gje e ka shkruar sot Gazzetta dello Sport dhe shpjegon se si zikalterit po rrisin nga ndeshja ne ndeshje gjendjen fizike por edhe kuptimin ndermjet dy mbrojtesve te qendres.

Por jo vetem kaq: nje tjeter lajmi i mire vjen edhe nga sulmi ku Lautaro Martinez konfirmohet nje element i nje niveli absolut.

“Toro duket se eshte meteora zikalter e kesaj vere: perballet, krijoh hapsira, gjen gjithmone porten dhe ka kohen e duhur per te kerkuar topin.”

“Per me shume, ka uri. Shume uri. Duket ne cdo gje qe ben. Pastaj ai eshte nje sulmues i paster, ashtu si ne 25 minutat e fundit.”

“Ne ate moment hyri edhe Karamoh qe i dha gjalleri krahut te djathte (per pak desh dha nje asist te bukur per nje gol te mrekullueshem te mohuar nga portieri i Chelseas) dhe Politano ne krahun tjeter.”

“Interi ka rrezikuar te humbase ndeshjen (Handanovic beri nje super pritje ndaj Jorginho) por ka provuar deri ne minuten e 90 edhe ta fitoje.”

“Kjo ishte nje shenje e gjendjes fizike ne rritje pavarsisht vapes dhe lageshtires se Nice.”

“Por jo vetem kaq, sepse tek Interi eshte pare nje rritje edhe e mbrojtjes e cila eshte pare me solide.”

“Me perjashtim te ndeshjeve te para, eshte pare ne fushe nej skuader tjeter dhe me progres  te dukshem.”

“Mbrojtja me “tre lojtar e gjysem” e quajtur keshtu nga Spalletti, dukej e mire dje dhe Spalletti tha keshtu se i mungon nje lojtar dhe Dalbert eshte ende nje ingranazh difektoz. Por permiresimet jane te dukshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.