Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 3, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

PSG, Al Khelaifi jep lajmin e madh per… Interin: “Ju them me bindje se ne muajin janar kemi…”

PSG, Al Khelaifi jep lajmin e madh per… Interin: “Ju them me bindje se ne muajin janar kemi…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, Nasser Al-Khelaifi, njeriu me i rendesishem i Paris Saint Germain ka dhene nje interviste te rendesishme per L’Equipe.

Pronari i klubit francez ne kete interviste ka folur gjate edhe per merkaton, dhe ka dhene nje lajm te madh edhe per klubin zikalter.

Cfare? Gjithcka ka te beje me Milan Skriniar, dhe me planet qe Paris Saint Germain ka per merkaton e dimrit.

Keto kane qene fjalet e tij: “Merkato per Paris Saint Germain ne dimer? Te shohim, por nuk besoj se do te bejme ndonje gje”.

“Nuk kemi nevoje per asnje lojtar. Duhet te mbajme me force te njejten skuader. Mendoj se kemi gjetur nje shpirt kolektiv dhe ndihemi shume mire”.

“A me ka kerkuar Christophe Galtier dhe Luis Campos nje mbrojtes qendre? Ata nuk me kane kerkuar asgje”.

“Sepse e kuptojne edhe situaten. Ne flasim te gjithe bashke. E respektoj shume tranjerin e PSG, e vleresoj sepse ka vlera te medha njerezore. Eshte nje tranjer shume i mire”.

“Ju them me bindje se ne muajin janar kemi ndermend te qendrojme keshtu si jemi. Nuk kemi nevoje per asnje lojtar shtese”, ka mbyllur ai keshtu fjalen per merkaton.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.