Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

762 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

RAI – Pogba, ja lojtari qe Manchester United i ka kerkuar Interit ne kembim te francezit

RAI – Pogba, ja lojtari qe Manchester United i ka kerkuar Interit ne kembim te francezit
Inter Club Staff

Ne javet e fundit kemi folur jo pak per nje interes te madh te Interit ne drejtim te kampionit te Botes, Paul Pogba.

Mesfushori francez ka perfunduar ne shenjestren e Interit edhe per shkak te problemeve qe po has ne Manchester.

Ai nuk e ka rinovuar kontraten e tij (klubi i tij nuk e aplikoi te drejten e rinovimit automatik) dhe tashme kontrata e tij perfundon vitin qe vjen.

Keshtu, edhe Interi eshte nje nga skuadrat qe eshte shume e interesuar per te bashke me Paris Saint Germain dhe Juventusin.

Por per te afruar Interin me shume me Pogba ka menduar Paolo Paganini, ekspert i merkatos ne Rai Sport.

Sipas tij, ka nje te re te rendesishme ne te gjithe kete histori dhe behet fjale per nje tratative ku Manchester United i ka kerkuar Interit ne kembim nje lojtar zikalter.

Emri nuk eshte i cuditshem: United ka kerkuar Milan Skriniar. Ky lajm jepet edhe nga The Sun ne Angli pervec se nga gazetari i Rait.

Ai gjithesesi ka nenvizuar se Interi nuk deshiron ta humbse sllovakun dhe nuk ka ndermend qe ta perfshije lojtarin ne kete tratative.

“Manchester United ka kerkuar Skriniar menjehere qe Interi ka filluar kontaktet me ta, por ka marre nje pergjigje te ftohte nga Marotta, per momentin”, kane qene fjalet mbyllese te Paganinit.

Pista Pogba-Inter, gjithesesi, eshte nje piste per tu mbajtur ne konsiderate duke pare edhe lidhjen e afert qe ai ka me Marotten dhe Conten.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.