Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

253 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ravezzani sulmon ashper Conten: “Filozofia e Contes ka vetem nje emer dhe eshte e shemtuar: ja pse. Ne Itali i funksionon sepse…”

Ravezzani sulmon ashper Conten: “Filozofia e Contes ka vetem nje emer dhe eshte e shemtuar: ja pse. Ne Itali i funksionon sepse…”
Inter Club Staff

Nuk jane te pakta sulmet qe tranjeri i Interit, Antonio Conte, ka marre ne drejtim te tij keto kohe.

Ai nuk ka qene asnjehere shume popullor ne mesin e mediave sepse nuk eshte njeri qe ben kompromise por shpesh here thote ate qe mendon.

Conte heren e fundit, pas ndeshjes me Romen, kishte nga pak per te gjithe dhe nuk pati asnje filter ne ato qe tha.

Kalendari ishte ceshtja kryesore, por mesazhet ishin te qarta per Federaten, Juventusin, drejtuesit e Interit dhe mediat.

Per kete ceshtje ka komentuar edhe drejtori i TeleLombardia, Fabio Ravezzani i cili ka komentuar keshtu ashper fjalet e Contes dhe menyren se si ai i shpreh mendimet.

“Nuk eshte dicka e re, Antonio Conte eshte ky qe pame pas ndeshjes me Romen: ashtu ka qene te Juventusi, ashtu ka qene te Chelsea e keshtu eshte tek Interi.”

“Filozofia komunikative e Contes, qe nga koherat e Juventusit e deri me sot tek Interi, quhet viktimizim total.”

“E ne Itali kjo filozofi funksionon gjithmone. Por pas pak ama, duhet te fillosh te fitosh. Sepse ndryshe fjalet dhe viktimizmat i merr era.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.