Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

755 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gresko: “5 maji? Nuk jam vetem une pergjegjes, kishte edhe gjera te cuditshme. Ja e verteta rreth 2002”

Gresko: “5 maji? Nuk jam vetem une pergjegjes, kishte edhe gjera te cuditshme. Ja e verteta rreth 2002”
Bujar Berishaj

“Secili duhet te marr pergjegjesite. Une marr te miat, por ishin tjere ata qe ate dite duhet te ishin decisiv…”

E thote Vratislav Grekso, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, ne kujtim te 5 majit 2002. Dhe sllovaku thote…

Cfare po mendonit tek ai pasim prapa qe ka bere qe Poborsky te shenoj per 2-2 dhe cfare ju kaloj neper koke?
“Ndoshta mendoja qe Toldo do dilte, e kemi folur me Francescon. E verteta eshte qe ne futboll fitohet dhe humbet te gjithe se bashku”.

Ajo dite makthi ju ka ndryshuar jeten?
“Nese do te fitonim ate skudeto atehere gjerat me shume mundesi do te shkonin ndryshe, edhe per Interin. Por filozofia ime eshte qe te mos kthehem prapa, por te shikoj gjithmone para. Pastaj Interi ka fituar gjithcka”.

Nese mendon per 5 majin cili eshte imazhi i pare qe ju vjen ne mendje?
“Shume dhe asnje. Eshte shkruar shume vetem per ate ndeshje. Por ne skudeton kemi filluar ta humbin ne shtepi me Atalantan dhe ne Verona, kur kishte gjera te cuditshme ne nivelin arbitral si ne Venezia kur shpiken nje penallti timen ndaj Maniero. Por me Chievon ishim te dobet ne sepse na barazuan ne minuta shtese. Edhe pse nuk eshte e lehte, duhet pranuar disa gjera dhe te merren pergjegjesite”.

Ashtu si per 5 majin…
“Sigurisht. Ne rezultatin 1-0 ne Roma kemi pasur raste per te dyfishuar, ashtu si ne 2-1. Pastaj une nuk eshte se kisha shume eksperience nderkombetare. Por nuk eshte nje arsyetim”.

Thuaj te verteten, e keni nenvleresuar Lazion te bindur qe do te pushonin?
“Jo absolutisht. Me 5 maj ishim nen presion”.

Tani Interi ka mundesine te hakmerret per ate pasdite. Por presioni do te jete serish i madh.
“Bej tifo per Interin dhe mendoj qe duke luajtur jashte do te jete nje avantazh. Duhet nje ndeshje e madhe, pervec nje doze fati”.

Tani si zikalter eshte duke bere mire bashkombasi juaj Skriniar…
“Milan per mua eshte nje befasi relative. Ka talent dhe punon shume, ka edhe shume vend per permiresim. Vjen nga nje sezon i shkelqyer, por jam i sigurt qe sezonet me te mira duhet te vijne akoma”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.