335 views
Robben: “Nje e ardhme tek Interi? Ne futboll ndodh gjithcka”
Eshte me kohe ne listen e top-players qe Interi deshiron. I intervistuar nga Bild, asi i Bayernit Arjen Robben, autori i golit ne finalen e kupes se kampioneve kunder Dortmundit, i ka lene zi-kalterve nje shans fare te vogel: “Inter, Juventus dhe Galatasaray? Ne futboll nuk i dihet kurre se si shkojne gjerat, eshte nje biznes dhe mund te ndodh gjithcka. Tani per tani nuk deshiroj te shtoj zera. Kam nje kontrate deri ne 2015 me Bayernin dhe ndihem mire ketu. Nuk ka arsye per t’u larguar”, shpjegoi hollandezi.