Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

634 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sampdoria-Inter: Ja formacioni i Interit qe nga minuta e pare! Spalletti duket se ka zgjedhur…

Sampdoria-Inter: Ja formacioni i Interit qe nga minuta e pare! Spalletti duket se ka zgjedhur…
Inter Club Staff

Etapa e trete e tour de Force zikalterqe sot do te luaje ne Genova kunder Sampdorias. 

Skuadra e Luciano Spallettit vjen menjehere pas nje suksesi te bukur ne Champions League kunder Tottenham dhe qellimi eshte qe te behen pike te rendesishme ne kampionat pas humbjes se papritur me Parmen.

Ai qe do te prese Interin eshe Marco Giampaolo, i cili ne shtepi mundi Parmen dhe tani shpreson te beje te njejten gje kunder skuadres se tij te zemres.

Sampdoria ne ndeshjen e fundit e ka mbyllur ne barazim ndaj Fiorentines duke treguar se po kalon nje moment shume te mire: nje motiv me shume per Interin qe te rrise perqendrimin dhe te beje nje ndeshje perfekte pikerisht si heren e fundit kur ne Ferraris perfundoi 0-5. IShte 18 marsi dhe ai sukses i dha zikalterve zemer per te filluar ngjitjen drejt vendit te katert.

TE REJAT NGA SAMPDORIA – Ka disa gjera per te zgjidhur per tranjerin e Samp, Giampaolo i cili ka nje skuader qe nuk eshte mesuar me ndeshje te njepasnjeshme. E keshtu, tekniku mund te beje disa zevendesime duke pare energjite e harxhuara me Fiorentinen e duke pare qe te merkuren do te luajne perseri me Cagliarin. Duke u krahasuar me ndeshjen ndaj Fiorentines te para tre diteve, pritet qe nga minuta e pare te riktehehen Bereszynski dhe Colley ne vendin e Sala dhe Andersen. Ne mesfushe ka balotazh Jankto-Linetty me Praet qe nuk eshte ende ne gjendje optimale per te luajtur titullar. Caprari dhe Ramirez nuk jane shume mire, por ne fund njeri prej tyre mund te luaje pas sulmuesave qe do te jene dy nga Quagliarella, Defrel dhe Kownacki (edhe ai jo ne gjendjen e tij me te mire). Nuk perjashtohet mundesia qe pushim mund te lihet edhe kapiteni. Nderkohe jashte do te jene edhe Regini dhe Saponara.

Image result for sampdoria 2018 napoli quagliarella

TE REJAT NGA INTERI – Dyshime edhe ne shtepine Inter. Spalletti pritet te konfirmoje 4-2-3-1 duke rekuperuar keshtu D’Ambrossion pas goditjes se marre ndaj Parmes dhe qe e ka detyruar qe ndeshjen ndaj Tottenham ta shikoje nga pankina. Nderkohe nga krahu tjeter pritet konfirmimi i Asamoah me Vecino dhe Skriniar favorit perpara Mirandes. Borja Valero ka derguar nje mesazh dhe  ka bere nje prezence te madhe ndaj Spurs, por Brozovic dhe Vecino ne kete moment jane dyshja me e mundshme me Gagliardinin qe eshte gati nga pankina sebashku me Joao Mario. Te sigurt per nje bluze titullari jane Nainggolan dhe Icardi. Nderkohe ka dyshime ne repartet e tjera. Ne dispozicion eshte rikthyer edhe Lautaro Martinez. I vetmi lojtar qe nuk do te jete ne dispozicion eshte Vrslajko qe po vazhdon punen e personalizuar per tu rikthyer.

Cilet do te jene formacionet e skuadrave nga minuta e pare?

Le ta fillojme me formacionin e Sampit per te kaluar tek ai i Interit:

SAMPDORIA (4-3-1-2): Audero; Bereszynski, Tonelli, Colley, Murru; Barreto, Ekdal, Jankto; Caprari; Defrel, Quagliarella.

Pankina: Belec, Rafael, Andersen, Ferrari, Leverbe, Sala, Tavares, Vieira, Praet, Linetty, Ramirez, Kownacki.

Tranjer: Giampaolo.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Regini, Saponara.

FORMACIONI I MUNDSHEM I INTERIT:

Samir Handanovic

Danilo D’Ambrosio (i rikthyer pas problemit qe e la jashte ndaj Tottenham. Nese do te luaje do te jete nje rikthim surprize duke qene se ne fillim u mendua per nje demtim me te rende).

Stefan De Vrij

Milan Skriniar

Asamoah

Brozovic

Matias Vecino

Radja Nainggolan (trekuartist)

Keita Balde (sulmues i djathte)

Ivan Perisic (sulmues i majte)

Mauro Icardi

Pankina: Padelli, Berni, Miranda, Ranocchia, Dalbert, Gagliardini, Borja Valero, Joao Mario, Candreva, Politano, Martinez.

Tranjer: Spalletti.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Vrsaljko.

ARBITER: Guida.

Ndihmes: Meli e Paganessi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.