Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sandro Tonali nuk dorezohet: “Inter mund te na parakaloje? Duhet ta dini te gjithe se objektivi i Milanit eshte…”

Sandro Tonali nuk dorezohet: “Inter mund te na parakaloje? Duhet ta dini te gjithe se objektivi i Milanit eshte…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme Milani ka shpetuar nga humbja vetem ne momentet e fundit pas golit te shenuar nga Zlatan Ibrahimovic.

Pas turperimit ne Europe, ku ata e mbyllen te fundit ne grup, tashme Milani e shikon veten ne rrezik te forte per te kaluar ne vendin e trete duke qene se Interi dhe Napoli nuk kane luajtur akoma.

Nderkohe, pas ndeshjes, per mikrofonat e DAZN ka folur edhe Sandro Tonali i cili edhe njehere ka folur per objektivin e Milanit ne kete sezon.

DAZN i ka kujtuar atij se Milani ka humbur shume pike ne javet e fundit: 6 ndaj Fiorentines dhe Sassuolos nderkohe edhe ndaj Udineses dy pike te tjera te humbura.

“Kemi pasur nje reagim te vone. Mbase nese do kishim reaguar me heret, do kishim marre dicka te mire sot. Duhet te nisemi sa me shpejt. Nuk kemi luajtur si Milan. Duhet te bejme gjithcka te dielen e ardhshme.”

“Pioli me ka thene qe duhet te vazhdoj keshtu. Ai me jep shume besim. Duhet te punojme fort sepse te gjithe ndihemi pjese e skuadres.”

“Une ndihem shume milanist, por ta shohesh ndeshjen e sotme nga jashte nuk besoj se ka qene dicka e bukur. Te shohesh shoket ne veshtiresi ke gjithmone deshire per te bere me mire.”

“Inter mund te na parakaloje? Objektivi yne nuk ndryshon. Nuk do te ndalemi kurre se besuari. Duhet ta dini te gjithe se objektivi i Milanit eshte Scudetto dhe kjo gje nuk ndryshon aspak. Do japim maksimumin nga java e ardhshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.