Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 23, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Serie A, ndodh e papritura? “Ndryshon rregulli i minutave shtese dhe i pozicionit jashte loje: ja detajet”

Serie A, ndodh e papritura? “Ndryshon rregulli i minutave shtese dhe i pozicionit jashte loje: ja detajet”
Inter Club Staff

Harrojeni ate qe ka ndodhur deri me tani ne kete sezon: edhe ne Serie A pritet te vije moda e shtesave teper te gjata.

Kjo gje do te ndodhe si ne pjesen e pare por si ne pjesen e dyte, dhe tashme skuadrat qe vonojne lojen do e pesojne mbi shpine kete gje.

La Gazzetta dello Sport tregon keshtu ate qe pritet te ndodhe ne Serie A pas asaj qe po perjetojme keto dite ne Katar.

Keshtu, Pierluigi Collina ka bere me dije se FIFA po e mendon seriozisht punen e minutave efektive te lojes qe eshte ulur ndjeshem me kalimin e viteve.

“Ne i kemi rekomanduar arbitrave tane qe te jene preciz ne llogaritjen e minutave per tu shtuar ne fund te pjeseve te lojes”.

“Ajo qe duam te evitojme eshte qe nje ndeshje te kete vetem 42, 43, 44, apo 45 minuta loje efektive. Kjo gje nuk shkon”.

“Kjo eshte e papranueshme. Imagjinojme qe ne nje pjese ka dy apo tre gola, dhe koha e humbur eshte te pakten pese minuta vetem per festimet”.

“Kjo kohe duhet te kompesohet patjeter ne fund. E te mos harrojme skuadrat qe duan te humbasin kohe. Por kjo eshte vetem nje nga ndryshimet e medha qe priten ne Serie A”.

“E dyta ka te beje me rregullin e pozicionit jashte loje: pas Boterorit, pritet qe ne Serie A te prezantohet pozicioni jashte loje gjysme-automatik.”

“Nuk do te kete ne pune vetem arbitrat, por tashme edhe kompjuteri do e tregoje kur lojtari eshte ne pozicion jashte loje direkt per te mos lene vend per asnje dyshim”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.