Andrea Stramaccioni zbulon: “Isha i dashuruar me Mateo Kovacic. Interi e shiti vetem sepse…”
Andrea Stramaccioni eshte nje prej opinionisteve me te perfolur ne Itali keto dite duke pare prezencat e tij te fundit ne RAI.
Ish-tranjeri i Interit eshte marre ne pune nga RAI, gjate transmetimit te Boterorit, dhe po del nje zgjedhje teper e goditur.
Ai ka qene ne komentimin e Marok-Kroaci diten e sotme, dhe Andrea Stramaccioni eshte ndalur te flase per Mateo Kovacic.
Keto kane qene fjalet e tij: “Une kam qene i dashuruar me aftesite e Mateos ne fushen e lojes sepse ka qene nje lojtar fantastik”.
“Shitja e tij te Real Madrid? Ka ndodhur vetem per nje arsye: pamundesia ekonomike e Interit per ti thene jo ofertes se spanjolleve”.
“Une do e kisha mbajtur me qef te madh, por per klubin ishte menyra per te financuar merkaton. Por me ka ardhur shume keq”.
“Nese Inter do te kishte mbajtur ate, i bie te kishte 2/3 te mesfushes titullare te Kombetares Kroate e do te ishte dicka e madhe kjo”.
Keto kane qene fjalet e Stramala, i cili ka treguar keshtu prapaskenat e asaj shitje, vetem pak dite pasi ka treguar se ka qene pikerisht ai qe kishte bindur Morattin per te investuar te Mateo.