Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2020

Scroll to top

Top

5,113 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Duhet te zgjoheni”. Thohir: “Nese nuk ta ndjen, je i lire te largohesh”. Tani eshte…

Mancini: “Duhet te zgjoheni”. Thohir: “Nese nuk ta ndjen, je i lire te largohesh”. Tani eshte…
Inter Club Staff

Duhet te ishte nje takim ku do te qartesoheshim shume gjera ai ndermjet Thohir dhe Mancinit te shtunen, por asgje nuk eshte rregulluar, madje palet kane dale nga ai takim akoma me larg njeri-tjetrit.

Gjate takimit, presidenti zikalter i ka perseritur tranjerit nga Jesi se e konsideron si njeriun kryesor ne projektin trevjecar te sigluar sebashku ne momentin e ardhjes tek Interi dhe per te mbetet tekniku me i mire Italian. Thohir gjithashtu i ka thene se Interi deshiron te vazhdoje perpara me te, sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport.

“Je i zoti, me i miri ne Itali, por duhet ta tregosh kete gje me skuadren dhe ti permbahesh ideve tona. Nese nuk e ndjen dhe nese nuk beson tek projekti, je i lire te largohesh”. Mancios nuk i kane pelqyer keto fjale, por ka kuptuar se sipas tij, klubi “nuk po e mbeshtet” dhe i ka shpjeguar Thohir se kjo skuader, keshtu sic eshte, nuk e ka ngushtuar diferencen me skuadrat perpara. “Duhet te zgjoheni. Ka qene edhe mbetet e nevojshme qe te blejme lojtare kualitativ”, i ka thene Thohir ai. Per kete gje ai i ka kerkuar qe ti flase qarte tifozeve, te fillojne dhe nje projekt tjeter trevjecar, sepse me kete skuader aktuale, ai nuk beson se do mund te luftoje per gjerat qe klubi deshiron dhe mendon se skuadra ka limite ne kete moment. Per fat te keq, vetem deshira per te vazhduar perpara ne kete moment nuk mjafton. Duhet qe klubi te zgjohet, ose te ule pretendimet. Kjo eshte ideja e Mancios.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.