Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

901 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim Inter-Lazio – Mazzarri, vetem nje ndryshim. Por eshte ndeshja e Zanetti

Shqyrtim Inter-Lazio – Mazzarri, vetem nje ndryshim. Por eshte ndeshja e Zanetti
Ardi Deda

Eshte Europa per tu arritur dhe nje kapiten per tu nderuar. Inter-Lazio do te jete nje ndeshje plot kuptim, brenda dhe jashte fushe. Ne loje, para se gjithash, eshte objektivi minimal sezonal, ose me sakte ajo Europa League pa te cilen sezoni mund te quhet i deshtuar. Ne saje te hapave perpara te disa lojtareve dhe te bazes pak a shume solide ne baze te te cilave duhet te themelohet nje e ardhme akoma me Mazzarrin ne pankine, ky Inter nuk mund te humbase absolutisht vendin e peste. Dhe askush nuk do ta pranonte vendin e gjashte.

Taktika – Mazzarri, pavaresisht gabimeve ne derby, nuk ndryshon. Akoma 3-5-2 dhe serish me te njejten skuader qe madje nuk arriti te gjuante asnjehere ne porten e Abbiatit nje jave me pare. I vetmi ndryshim me sfiden kunder Milanit do te jete Kuzmanovic i cili do te zevendesoje Cambiasso qe eshte i skualifikuar per shkak kartonash. As Milito dhe as Zanetti. Akoma ne pankine gjithashtu Guarin, Alvarez, Campagnaro dhe D’Ambrosio.

Kundershtaret – Reja e di qe e ka humbur Europen dhe ne konferencen per shtyp shprehte keqardhje per perballjet direkte jo te fituara ne shtepi kunder Milanit, Torino dhe Verona. Nder te tjera, tekniku friulan do te perballet me nje mori mungesash dhe do te jete i detyruar te kthehet tek modulin me tre mbrojtesa. Mund te kemi nje mesfushe te dendur dhe ne sulm Keita ne mbeshtetje te Klose. Candreva nuk eshte mire dhe mund te qendroje ne pankine, ashtu si dhe Mauri: keto jane dy dyshimet kryesore te trajnerit se bashku me Klose, i cili nuk eshte ne forme te mire per problemet e njohura fizike.

Rreziku – Pikerisht tre lojtaret qe jane ne dyshim jane armet me te mira ne dispozicion te Lazios. Klose, Candreva dhe Mauri, per motive te ndryshme, perfaqesojne shigjeta te rendesishme ne harkun e Reja. Por kujdes ndaj Keita, i cili ka arritur ne nivele te larta ne vitin e tij te pare ne Serie A. Do te peshoje mungesa e Lulic, i cili ka qene vendimtar ne kete fund sezoni.

Ku te godasim – Statike dhe shpesh e hutuar, mbrojtja e Lazio ka rezultuar nje problem i madh per kualifikimin ne Europe. Te shumte golat e pesuar, vecanerisht nga qendra. Cana, Ciani dhe Dias nuk jane armet e luftes, dhe shpesh kane qene te demtuar. Biava ka perfituar nga ardhja e trajnerit Reja, por dhe ai nuk eshte me ai i meparshmi. Pa dy titullaret, do te nevojitet te kuptohet pershtatja me formacionin me tre mbrojtesa. Sulmuesit zikalter duhet te shfrytezojne shpejtesine e tyre, vecanerisht ne shkembimet e shkurtra.

Vemendja ndaj… – Zanetti. Pavaresisht nese do te luaje apo jo, kjo do te kujtohet si ndeshja e fundit e Zanetti ne Meazza me fanellen e Interit. 19 vite besnikeri dhe profesionalizem, vrapime dhe driblime, triumfe dhe zhgenjime. Pertej rezultatit, veshtire se Mazzarri do ta lere ne pankine per 90 minuta: do te jete i karikuar dhe me deshiren per te emocionuar boten, ai qe ka qene gjithashtu dhe kampion bote. Gjithmone me Interin, gjithmone zikalter.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.