Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

725 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Si sot nje vit me pare goditja Skriniar! Tani nje takim tjeter me Samp per dy lojtare te tjere. Oferta…

Si sot nje vit me pare goditja Skriniar! Tani nje takim tjeter me Samp per dy lojtare te tjere. Oferta…
Inter Club Staff

Nje vit me pare goditja Skriniar.

Por edhe kesaj radhe, Inter dhe Sampdoria mund te rikthehen te bejne marreveshje bashke: me valixhet ne dore drejt Milanos, sipas Corriere dello Sport, duket se jane Dennis Praet dhe Bartosz Bereszynski.

Me sa rezulton, dialoget jane goxha te avancuara ndermjet paleve.

“Ne kete moment mbetet vetem per te diskutuar se kush do te futet ne kete marreveshje per tu shkembyer qe me pas te bihet dakort per vleresimet e lojtareve – tregon e perditshmja romane -.”

“Praet ka luajtur nje sezon shume te mire me Sampdorian. Ai te ofron dinamizem dhe teknike, pervec moshes se re duke pasur vetem 24 vite mbi shpine.”

“Ai ka dhe nje klauzole largimi prej 26 milione eurosh, por te vlefshme deri me 30 qershor.”

“Ky detaj nuk i pelqen Ferreros i cili preferon gjithmone te negocioje per cmimet e lojtareve dhe jo te dorezohet perballe klauzolave por gjithesesi Interi smund te bleje asnje lojtar deri ne korrik, keshtu qe asnje rrezik per Sampdorian.”

“Edhe Bereszynski, fale punes se Giampaolos, eshte nje blerje qe ofron siguri dhe eshte mjaft solid.”

“Eshte nje mbrojtes krahu i djathte qe do te mbushe 26 vjec ne 14 korrik: kjo tregon se blerja e tij mund te jete e cmuar nese Interi nuk arrin dot te bleje Cancelon.”

“Polaku do te ishte nje alternative mjaft e mire, por pikerisht per kete arsye, Ausilio do te takoje sot menaxherin e Bruno Peres.”

“Nderkohe, tek Sampdoria ne operacionet me lart, pikerisht si nddohi nje vit me pare me Caprarin, mund te shkojne shume lojtare nga skuadra zikalter.”

“Atyre mund ti pelqeje nje transferim i Santon, Nagatomo, Valietti, Pinamonti, Zaniolo, Emmers, Odgaard e, mbi te gjitha, Eder.”

“Italiani nuk do te ishte  aspak kunder nje transferimi ne Genova. Natyrisht qe per te luajtur me shume duke pare qe tek Interi po vjen edhe Lautaro Martinez dhe hapsirat e tij do te mbyllen akoma me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.