699 views
SKY – Guarin-Inter, rinovimi eshte perfunduar. Firmos sot ose neser…
“Detajet e fundit jane duke u perfunduar dhe do te vije menjehere rinovimi. Fredy Guarin eshte gati te lidhet me Interin deri ne 2017, dhe ne keto ore agjenti i tij po permbyll marreveshjen me shoqerine zikalter per kontraten e re. Disa detaje te fundit burokratike per tu qartesuar dhe do te vije momenti i te zezes mbi te bardhe. Firma pritet te vije sot, por mund te shtyhet deri neser per arsye teknike. Me pas, do te jete shoqeria zikalter qe do te zyrtarizoje rinovimin. Guarin dhe Inter, se bashku deri ne 2017.” – keshtu e shpjegon Gianluca Di Marzio, ekspert i merkatos ne Sky, rinovimin e mesfushorit kolumbian.