Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Ja te rejat e fundit te merkatos per sa i perket Tonali dhe Kumbulla: Interi ka derguar nje oferte te re!

Sky – Ja te rejat e fundit te merkatos per sa i perket Tonali dhe Kumbulla: Interi ka derguar nje oferte te re!
Inter Club Staff

Sipas asaj qe tregohet nga Sky Sport, sot Interi eshte ne avantazh te dukshem ne garen per Sandro Tonalin ne krahasim me Juventusin.

Mesfushori i Brescias i ka dhene preferencen e tij Interit per nje seri motivesh, por nder to ben pjese edhe prezenca e Contes dhe fakti qe Interi e ka kerkuar Tonalin prej shume kohesh.

Por nje motiv tjeter eshte edhe prezenca e nje grupi te rendesishem te kombetares ne skuadren zikalter.

Sky Sport tregon edhe njehere se zgjedhja e Tonalit nuk eshte perfundimtare dhe Juventusi mbetet ne gare, por problemi kryesor mbetet Cellino i Brescias qe deshiron te fitoje maksimalisht nga ai. Po Kumbulla?

KAPITULLI KUMBULLA – Sipas asaj qe tregon Sky Sport, edhe ketu Interi eshte shume me perpara se Juventusi ne garen per Marash Kumbullen, lojtar te lindur ne vitin 2000 dhe qe luan per Veronen.

Interi dhe Juve kane kontaktuar te dyja skuadren venete, por zikalterit jane ne avantazh sepse oferta e tyre eshte me bindese.

Marotta ne kete moment deshiron te luaje edhe karten Salcedo per te. Verona kerkon te pakten 32 milione euro dhe Interi nga ana saj mendon ta parkoje edhe nje sezon lojtarin tek Verona.

Juventusi nderkohe nuk ka bere asnje oferte akoma, por po mendon te beje ndonje shkembim. Marreveshja Inter-Kumbulla mbetet ende e pa mbyllur dhe rreziku i Lazios eshte gjithashtu ne dritare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.