Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

294 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Lautaro Martinez po stervitet fort: ja kur pritet te rikthehet ai ne fushat e lojes

Sky – Lautaro Martinez po stervitet fort: ja kur pritet te rikthehet ai ne fushat e lojes
Inter Club Staff

Sky Sport vetem pak minuta me pare ka dhene te gjithe lajmet e fundit nga qendra stervitore e Interit ne Appiano Gentile. 

Me sa duket kane ardhur te rejat e dhe per sa i perket formacionit zikalter qe mund te hidhet ne fushe ndaj Atalantes diten e diele pasdite.

Me te mbaruar stervitja e dites ne qendren stervitore, eshte pare se perfundimisht De Vrij dhe Lautaro Martinez nuk do te mund te luajne dot ndaj Atalantes diten e diele.

Te dy ata, sipas asaj qe konfirmon Sky Sport nuk ja dolen dot dhe sot kane zhvilluar nje stervitje te personalizuar.

Nderkohe, SkySport24 hyn me shume ne detaje per gjendjen e Lautaros: 

“Argjentinasi po stervitet shume fort ne Appiano Gentile duke zhvilluar edhe ore shtese fizioterapie, por duket se nuk ja ka dale dot te jete as ne pankine ne ndeshjen e se dieles ndaj Atalantes.”

“Ai me te gjitha gjasat pritet te rikthehet fundjaven tjeter ndaj Frosinones ku do te luftoje per nje vend titullari me Mauro Icardin.”

“Meqe jemi tek Icardi, nuk ka nevoje per konfirmim qe ai do te luaje ndaj Atalantes bashke me Gagliardinin, dy me te miret ne fushe ndaj Genoas.”

Nderkohe, per sa i perket menuse se dites, duket se skuadra ka zhvilluar nje pjese te stervitjes ne fushe dhe pjesen e dyte te saj ne palester.

Me pas eshte zhvilluar nje ndeshje futbolli me porta te vogla dhe me fushe te ndare me gjysem. Grupi qe ka luajtur ne Genoa nuk ka luajtur ne kete minindeshje ku moren pjese disa lojtare te Primaveres.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.