Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

247 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport – Deshton perseri stervitja e Interit sot: lojtaret kane frike, ja motivet

Sky Sport – Deshton perseri stervitja e Interit sot: lojtaret kane frike, ja motivet
Inter Club Staff

Eshte hera e dyte ne dy dite qe deshton rifillimi i stervitjeve per Interin e Antonio Contes ne Appiano Gentile. 

Zikalterit keshtu kane shtyre per here te dyte stervitjen ne harkun e pak oreve. Gjithcka pritet te rifilloje pas periudhes se gjate te izolimit per shkak te pandemise, por me sa duket, as sot nuk do te kemi stervitje.

Kangjellat e Appiano Gentiles me shume mundesi tani do te hapen te enjten ne daten 7 maj, dhe jo sot.

Kete gje e ka referuar Sky Sport pak minuta me pare, duke kujtuar se si Lukaku dhe shoket duhet te kishin rifilluar stervitjen sot pas shtyrjes qe pati diten e djeshme.

Por tashme data eshte shtyre prape: kjo e gjitha per shkak se duhen permbushur me pare ekzaminimet sanitare per te gjithe.

“Ndermjet dites se djeshme dhe sot, futbollistet ne fakt kane zhvilluar nje pjese te kontrolleve mjekesore dhe tamponave (apo nje test tjeter me i shpejte i certifikuar), ashtu si eshte vendosur nga dispozitat qeveritare.

“Por disa nga keto kontrolle e nxjerin pergjigjen e tyre ndermjet dites se sotme dhe te enjtes, prandaj eshte vendosur keshtu. Lojtaret gjithashtu kane nje ndjesi frike te rifillojne pa u kontrolluar te gjithe me pare.”

“Nese cdo gje shkon mire gjate dites se sotme dhe mengjesit te neserm, Interi pritet te rikthehet me ne fund ne stervitje te enjten pasdite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.