Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,758 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Tre emra per sulmuesin. Syte tek Fernando dhe Nainggolan. Ne dalje…e

SKY – Tre emra per sulmuesin. Syte tek Fernando dhe Nainggolan. Ne dalje…e
Xhorxh Gellci

Direkt nga studiot e SkySport24, eksperti i merkatos Luca Marchetti flet per merkaton e Interit.

BELFODIL – Po kerkohet me vendosmeri nga Sassuolo, qe do te marre gjysmen e kartonit nga Parma. Interi duhet te jape konfirmimin per huazimin ne Janar. Mbi te eshte edhe Fulham.

KOVACIC – Do te qendroje me siguri ne Milano dhe nuk ka ndermend te largohet nga Interi.

GUARIN, RANOCCHIA DHE HANDANOVIC – Interi do te pranonte oferta per ata te tre, por nuk ka ndermend t’i shese me cdo kusht. Deri tani nuk ka patur kerkesa konkrete. Ne oret e fundit, sipas Sky, Branca ka udhetuar ne Londer tek Chelsea, per te folur per Fredy Guarin.

SULMI – Interi kerkon nje sulmues dhe emrat jane gjithmone te zakonshmit: Dzeko, Osvaldo dhe Jovetic. Por Thohir ka ndryshuar linjen e merkatos: me pare shitet pastaj blihet. Ne oret e fundit ka dale edhe emri i Demba Ba, i cili do te shkembehej me Guarin.

MILITO – Ka zera nga Premier League, sidomos West Ham. Megjithate, eshte pothuajse e pamundur. Princi, ose qendron tek Inter ose kthehet ne Argjentine per te mbyllur karrieren.

NAINGGOLAN – Per momentin, Juventus eshte ne avantazh. Kane rifilluar kontaktet mes bardhezinjve dhe Cagliarit. Por Interi nuk dorezohet, edhe per shkak te origjines indoneziane te lojtarit.

FERNANDO – Interi e ndjek prej tre vitesh. Tani pelqehet edhe tek Napoli dhe Juventus. Por zikalterit kane raporte te mira me Porton, prandaj ne Janar mund te ndodhe dicka.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.