Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,038 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Boll me filmat qe beni ju, Icardi do grumbullohet e do te luaje. De Vrij dhe Lautaro nuk jane mungesa te lehta!”

Spalletti: “Boll me filmat qe beni ju, Icardi do grumbullohet e do te luaje. De Vrij dhe Lautaro nuk jane mungesa te lehta!”
Inter Club Staff

Duhet fshire menjehere humbja ndaj Lazios dhe duhen vene menjane te gjitah polemikat: Luciano Spalletti per ndeshjen e neserme i ka te qarte objektivat. 

Tekniku zikalter, ne prag te transfertes se Marassit kunder Genoas, eshte bere protagonist sot ne Suning Training Centre per konferencen e zakonshme per shtyp.

Ne ju sjellim ketu intervisten e tij te plote ne shqip:

Genoa-Inter eshte rasti i duhur per tu rinisur perseri dhe per te hequr cdo mendim negativ, e per te sistemuar njehere e pergjithmone situaten e Icardit?

“Te gjitha ndeshjet jane okazione te rendesishme. Humbja jone e ka bere klasifikimin me te ngushte dhe tani duhen bere rezultate. Kjo eshte nje nga ato heret ku jo vetem duhet te perballemi me nje skuader, por duhet te luajme mire sepse ajo perballe eshte nje skuader shume e mire dhe qe luan nje loje teper te bukur.”

“Ka dale e humbur ne Udine, por nje jave me pare mundi ne shtepine e saj nje skuader qe nuk e kishte mundur askush. Kete mos e harroni.”

“Prandelli po tregon te gjitha kualitetet e tij dhe skuadres qe ka. Duhet te luftojme nga ana fizike dhe nga ana e temperamentit duke pare cilesite e asaj skuadre.”

“Icardi eshte i grumbulluar. Puna e zhvilluar nga Marotta ka qene nje pune per tu vleresuar dhe qe ka bere qe ai te rikthehet perseri mes nesh. Kush ka thene te kunderten ka dashur te tregoje ngjarjet me menyren e gabuar.”

“Natyrisht qe ka qene pak i detyruar, si pune, por ka qene teper e rendesishme per te arritur ne nje perballje reale me faktet dhe jo virtuale. Tani duhet te ndalojme filmat, Icardi eshte i grumbulluar.”

“Kjo perballje e ka bere Icardin qe te jete ne kushtet qe te ndihmoje skuadren tashme. Nese me pas perballja me nje ndermjetes eshte bere qe te vihen kushte, cdo gje behet me e komplikuar sepse skuadren e ndjek nje tifozeri, nje grup lojtaresh. Keto gjera nuk duhet te ndodhin.”

“Por edhe pak tranjeri eshte pjese e kesaj skuadre. Te gjithe keta komponente kane nga nje zemer, nje palke sy, veshe dhe nje vlere te respektueshme kur ceshtjet lexohen nga secili.”

“Permbledhja eshte qe kemi nevoje per djerse, per te qene brenda skuadres. Nese Icardin e leme vetem nuk vlen aspak. Por nese skuadra e ka ne brendesi, atehere ai vlen me shume se Messi dhe Ronaldo bashke. Sepse nje skuader i vlen ata edhe me shume. Por ai eshte brenda skuadres dhe jo i vetem ashtu si ka dashur Gazzetta ta tregoje kete mengjes.”

“Keshtu per te veshur fanellen e Interit duhet djersitur ne stervitje dhe ne fushe. Kjo eshte nje histori ku dalim te gjithe te humbur ose asnjeri fitues, por mund te jete nje piknisje per gjithcka.”

“Kishte pak nevoje qe te vinim pikat mbi i dhe klasifikimi nuk na lejon hapa fals ne te ardhmen. Klasifikimi eshte ngushtuar.”

“Skuadra jone eshte mbeshtetur nga tifozet tane te mrekullueshem dhe ne e rinisim rrugetimin tone te merkuren te tretet me te gjithe potencialin qe kemi ne dispozicion. Kjo gje do te na mjaftoje per te arritur objektivin ne fund e te kapim Champions.”

“Eshte e qarte qe me pas do te kemi veshtiresi rruges, por te gjitthe bashke ne fushen e lojes me 11 bluza zikalter qe vrapojne per tifozet tane behet gjithcka e mundur. Icardi nuk eshte ne gjendje ta ndihmoje skuadren nga jasht, por nga brenda. Ashtu po mund ta drejtoje drejt sukseseve.”

Pak minuta me pare ka pasur nje komunikate te fuqishme te Curva Nord kunder Icardit? Si mund ti rifitoje ai tifozet?

“Per menyren se si e kam pare te stervitet une, ai tashme i ka rifituar. Tifozeria jone ka treguar se di te marre pozicionet e duhura. Di te vleresoje dhe shikoje. Ka ardhur te stervitet nderkohe qe skuadra ka qene e grumbulluar neper kombetare, ka ardhur dje dhe ka marre goditje ne stervitje nga shoket teksa mundohej te shenonte ne porte edhe pse ishte thjesht nej stervitje. Pra po jep gjithcka nga vetja.”

“Eshte brenda grupit dhe po djersit me te gjithe skuadren e tifozeria jone di ti pranoje sinjalet e sakta dhe te drejta. Pastaj natyrisht ajo qe beson secili ben diferencen por ai beson se mund ta ndihmoje kete skuader ne kete moment. Ne nje loje skuadre nuk varet cdo gje nga nje futbollist i vetem dhe kerkimi i argumentave ben diferencen.”

“Eshte kerkesa qe ka nje skuader per te miren e Interit. Ne cdo moment ne qe jemi profesioniste me kontrate kemi detyrimin qe te luftojme per te miren e Interit. Une per aq kohe sa do te jem ketu do te jem nga ana e Interit, nga ana e klubit, nga ana e skuadres dhe nga ana e tifozeve sepse ky eshte roli im.”

“Nuk do te jem kurre nga ana e nje lojtari te vetem por nga ana e skuadres, e ngjyrave. Pastaj cdo gje tjeter eshte kot. Shtypi mund te shkruaje cfare te doje, gazetaret serioze e dine se cfare duhet te shkruajne dhe e kane bere gjithmone kete.”

Si transformohen humbjet ne fitore? A do te duhet nje ndihme edhe per Icardin qe te arrihet objektivi?

“Jemi rinisur ne. U pa edhe te dielen. Tani jemi rinisur sepse edhe ai eshte stervitur mire dhe ka derguar mesazhe te qarta qe deshiron te ndihmoje skaudren. Ka te drejte kush thote qe me te jemi me te forte, por gjithmone ne nje skuader.”

“Ai per ne behet nje lojtar qe e ndjekim gjate lojes, sepse shenon. Por nese ecen me 10 kilometra ne ore, nuk e shohim dot. Ai qendron 1 meter perpara dhe ne do e ndjekim, ai duhet te finalizoje, te ndihmoje Interin.”

“Me te po qe jemi me te forte, e do e rinisim rrugetimin tone te tretet. Dy ndeshje me pare ishim te katertit dhe poshte ne klasifikim. Tani jemi lart, edhe pse kemi me pak pike diference. Por se di pse thuhet qe situata tani eshte me keq se dy te diela me pare. Te mos shkojme pas njerezve qe nuk dine te vleresojne. Kush shkruan keshtu ben tifo per kundershtaret.”

Edhe skuadra e ka mbyllur kete ceshtje?

“Te gjithe komponentet e kesaj historie. Tani eshte nevoja qe te djersisim, te stervitemi, te marrim eren e barit. Per futbolli ne luajtur, nuk duam te flasim per asgje tejter, por vetem per futbolli ne luajtur.”

“Tani behemi te besueshem nese ai eshte brenda nesh dhe duhet te stervitet si nje futbollist fantastik qe eshte. Ai e ka bere kete gje me mijera here. Icardi do te ishte thelbesor per Interin, imagjinoni per nje skuader tjeter.”

“Si mendon ta perdoresh?

“Neser per mua eshte titullar. Kjo sepse ai mbi te gjitha ka pasur reaksionin e duhur dhe reaksioni nervoz eshte i duhuri. Ka te beje pak muskuli, ka te beje shume mendja. Ne vleresimin e kohes nga ana ime, na mungon nje sulmues ne zone dhe kjo shihet prej kohesh.”

“Luan dhe do e shohim si do luaje e nese do te jete nevoja per ta hequr, do e zevendesojme. Por neser luan titullar. Jam i sigurt qe reaksioni qe ka pasur kete jave do e kete edhe tek ndeshja. Eshte stervitur ne menyre te drejte edhe kur nuk ishte asnjeri.”

“Pastaj une kam thene gjera per te mbrojtur Interin, normale, dhe ai ka bere punen e tij ne menyren e duhur. Vleresimi eshte qe te gjithe keto gjera ne total duhet qe te bejne qe te gjithe lojtaret tane ta kuptojne situaten sic duhet e jane gjera per te mos u perseritur. E dua brenda koreve te Curva Nord si ne te kaluaren.”

Pervec ketyre sjelljeve qe ka pasur ai, a i ka thene ai dicka skuadres? A i eshte kerkuar ta beje kete gje?

“Tani gjerat qe kane ndodhur jane shume, por ajo qe duhet thene eshte nje. Nuk ka qene i grumbulluar, stop. Ka paguar ate qe duhet te paguante nga pika jone e kendveshtrimit, pike. Pastaj duhet te shfrytezojme punen e bere nga Marotta qe eshte brenda skuadres. Eshte nje pune perfekte dhe thelbesore per ne deri ne fund te vitit.”

Kjo ceshtje a ju ka hidheruar nga ana personale? A do te benit dicka me ndryshe nese do te ktheheshit ne kohe?

“Jam i bindur qe kam shume per te mesuar nga cdo gje dhe nga te gjithe. Reagimet, diskutimet behen kur ndodhin gjera qe je shprehur njehere dhe nuk mund te kthehesh prapa. Vleresohen gjerat qe vijne dite pas dite dhe keto jane gjera te rendesishme. Skuadra tashme eshte e gjitha e bashkuar dhe kompakte. Jemi te forte. Do te kemi mungesen e De Vrij dhe Lautaros diten e neserme qe nuk jane mungesa te lehta, por do te rikthehen te tjere e do te jemi te forte mjaftueshem. Faleminderit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.