Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Kemi pasur momente renie qe na ndeshkuan. Politano? Ja pse e zevendesova…”

Spalletti: “Kemi pasur momente renie qe na ndeshkuan. Politano? Ja pse e zevendesova…”
Inter Club Staff

Luciano Spalletti ka folur per mikrofonat e Sky Sport ne fund te ndeshjes. 

Keto jane qene fjalet e tij:

“Ndeshja luhet ne nje fare menyre. Donim te kishim nje lloj loje kostante duke konsideruar qe ka momente ne nje ndeshje ku vuan me pak edhe me shume.”

“E beme mire kete gje por ka pasur situata te cilat nuk i kemi lexuar mire dhe kemi bere interpretime te gabuara ndersa Juventusi nuk ka gabuar asgje.”

“Kemi humbur shume topa teksa skuadra dilte ne zoterim te topit. Keto gjera bejne diferencen, apo jo?”

“Nuk kemi mundur qe te jemi konstant gjate gjithe ndeshjes dhe pastaj ka pasur momente te verteta renie. Ndonjehere benim mire dhe ndonjehere benim me shume nga sa kishim mundesi por ndonjehere asgje.”

“Nderkohe Juventusi nga ana e saj ka menaxhuar ne menyren me te mire te mundshme edhe faullat e fituar nderkohe ne i shkaktonim ne menyre banale duke humbur kohe.”

“Icardi ka bere ate qe duhet te bente, ka vrapuar pa pushim dhe ka qene me i miri per te derguar skuadren perpara.”

“Perpara golit po therrisja Joao Marion sepse nuk ishte ne nje linje me shoket dhe kjo ishte ajo sjellja per te cilen nuk me pelqen ta shoh ne fushe.”

“Aty duhet luftuar shume, ne momentin e pare sepse nese e humbet ate moment pastaj nuk ka me kthim prapa. Duhej vrapuar nga pas te cdo topi. Edhe tek rasti i golit mbrojtja dhe linja nuk e kuptoi mire rastin dhe la ate hapsire per kundershtaret te cilet edhe shenuan.”

“Nderrimi i Politanos? Sulmuesi duhet te rrinte pak me prapa per te kapur Cancelon. Ata u treguan edhe me te zotet ne markaturen e lojtareve.”

“Pastaj nga fillimi i vitit tuhet se une gaboj me zevendesimet, por doja te fusja ne fushe nje lojtar qe mban me shume topin me cilesi ne mesin e fushes.”

“Borja e di kur duhet bere nje pasim dhe kur duhet mbajtur topi, kur duhet nisur me shpejtesi. Tani nuk do te fle deri te shtunen tjeter. Netet jane te gjitha per ju.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.