Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Sassuolo? Nje gjysme-finale, te fitojme per finalen! Skriniar nje lider. Vitin e kaluar…”

Spalletti: “Sassuolo? Nje gjysme-finale, te fitojme per finalen! Skriniar nje lider. Vitin e kaluar…”
Bujar Berishaj

Mendja eshte tek takimi me Lazion ne Olimpico qe do te vendos per Champions, por neser Interi duhet te mposht Sassuolon per te arritur deri aty, ndoshta edhe me goleade. Per kete dhe te tjera flet Luciano Spalletti ne konference per shtyp.

Flitet per shume gjera, e veshtire te jete perqendrimi vetem te Sassuolo?
“Flitet gjithmone, jo vetem ne futboll. Jemi mesuar, i kam pare lojtaret te sterviten ne menyre korrekte dhe eshte shenje qe mendojne vetem per Sassuolon. Per ne eshte nje gjysme-finale, do te jete nje ndeshje qe na lejon te luajme finalen me Lazion”.

Miranda eshte kthyer ne grup, si eshte gjendja e tij?
“Eshte nje vleresim qe duhet te bejme mes sot dhe neser. Nuk e rrezikojme nese ka ndonje dyshim qe mund te lendohet serish. Per Gagliardinin do te flitet javen e ardhshme”.

E kemi pare Boban ne Appiano, si ka ndodhur?
“Ishte nje kenaqesi. Erdhi per te propozuar nje format te ri te Boterorit per Klube dhe sipas meje eshte dicka e bukur, shume e rendesishme. Eshte nje tregues qe Infantino ka objektiv te vetem te miren e futbollit”.

Eshte pak e cuditshme qe nese arrini ne vend te katert eshte nje triumf, perkundrazi nje deshtim. Si e shpjegoni?
“Duhet te ma shpjegoni ju, mirepo po ju lehtesoj punen. Vitin e kaluar ne xhiron e 36-te Interi kishte 16 pike me pak se Roma, 5 me pak se Lazio, 2 me pak se Milani. Tani ka 4 me pak se Roma, 2 me pak se Lazio, 9 me shume se Milani. Ky eshte bilanci. Ma thuani ju nese eshte nje permiresim i yni apo nje perkeqesim i tjereve”.

Po te ishit Simone Inzaghi, do te luanit me De Vrij ne ndeshjen e fundit?
“Me mjafton te jem Spalletti… Shikoj punet e mia. Nuk kam aftesi te superheroi”.

Interi ka fytyren qe ju deshironit?
“Jam i lumtur per ate qe po tregojme, si trajner mendoj se mund t’i pelqej edhe nje publiku qe kupton si ai interist. Kemi bere hapa para, ka pasur periudha ku kemi vuajtur, por jemi afer qe te jemi nje skuader e forte”.

Sa e kane ndryshuar skuadren Cancelo e Rafinha?
“Sipas meje ka ndikuar puna e bere, provat qe ndoshta aty per aty nuk kane dhene fryt por jane bere per te gjetur zgjidhjen brenda ekipit. Kemi marre pak kohe por kemi konsiliduar ate qe mendonim qe ishte e duhura”.

Pavaresisht nga Champions, cfare note do i jepnit sezonit ne kete pike? Do te ndryshonte nese do te shkonit ne Champions ose jo?
“I jap nje note te kenaqshme. Mendoj se eshte e dukshme ku duhet intervenuar dhe me shume mundesi kete vit do te jemi me te qarte duke pare qe neser do te kete edhe 70 mije tifoze dhe duhet te jene pjesemarres te nje qartesie qe duhet bere nga te gjithe. Duhet t’iu tregojme cfare duam te bejme. Vitin e kaluar nuk ka qene keshtu, nga ana e te gjitheve. Jemi nisur me nje nevojshmeri per te reduktuar boshllekun dhe te shikojme nese mund te jemi ne nivel me ato dy skuadrat qe jane perpara. Une e mendoja qe do te ishin tre ekipe te pa-arritshme, per momentin i kemi dy. Ka shume vende, por edhe skuadra te ndryshme qe jane rritur. Mund te ri-behet lista e atyre qe jane larguar, 13 lojtare, dhe atyre qe kane ardhur, 8 lojtare, mes veres dhe janarit”.

Cfare do te ndryshoj mes Borja Valero ose Vecino perkrahe Brozovic?
“Eshte nje vleresim qe duhet te bej sepse ka situata te ndryshme ne kete ndeshje. Fillimisht duhet ta fitojme, por edhe duhet ta luajme sakte. Mua me mjafton ta fitojme, sepse eshte shume e rendesishme. Kush mendon per goleada me shume mundesi nuk ka luajtur kurre futboll. Duhet respekt, te flasesh per goleade eshte jo respektuese. Vecino eshte nje mesfushor total, i mire edhe me koke dhe me gjuajtje. Borja eshte nje maestro i lojes, lidh mire repartet. Mund te japin kontribut. Nese ndeshjen e bejme ne, Borja akoma me shume. Vecino mund te jap nje kontribut per ta zhvendosur me drejtimin tone”.

Eshte nje rastesi qe ne Udine, me mesfushen me teknike qe mund te rreshtoje, Interi ka luajtur nje prej ndeshjeve me te mira ne nivelin kualitativ? Mund te jete zgjidhje per sezonin e ardhshem?
“Sipas meje lind gjithcka te rekuperimi i topit. Kur je padron i ndeshjes eshte sepse ne duelet fizike fiton 80% prej tyre. Nese jemi konfuz ne ate pjese gjithcka eshte me e veshtire. Eshte e qarte qe teknika te jep dicka, por nuk do te ndryshonte shume mes Borja Valero dhe Vecino”.

Para fillimit te sezonit, do te firmosnit per te qene ketu ne kete pike?
“Po, sepse e dija kush ishin kundershtaret tane dhe cfare po benin disa skuadra, ashtu sic njihja forcen e Juves, Napolit dhe Romes. Isha i bindur qe mund ta luajme deri ne fund”.

Sipas Cordobas, Skriniar mund te behet nje lider i ekipit. Pajtoheni?
“Mund te ribehet. Te behet jo, sepse tashme eshte. Nga dita e pare e ka treguar qe deshiron te arrij te Interi. Ka pasur gjithmone etiketimin e lojtarit te forte, shume te forte, qe mund te luaj ne cdo skuader te botes”.

Ajo qe keni thene per Mirandan vlen edhe per ata qe rrezikojne te skualifikohen?
“Ata qe rrezikojne te skualifikohen me karton te verdhe eshte dicka tjeter, por ndeshjen duhet ta fitojme. Kush mendon per gjera tjera qe mund te perkeqesojne skuadren sa i perket shpejtesise se lojes eshte nje problem i tij. Luajne me te miret, nuk duam te rrezikojme”.

Duke pare rritjen e Icardit, jeni gati t’i bashkangjitni dike vitin tjeter?
“Pa folur per vitin e ardhshem, sepse duhet te mendojme per fundin e ketij kampionati, nuk e perjashtoj asnjehere qe dy lojtare mund ose nuk mund te luajne se bashku”.

Vitin e kaluar ishit nje element kyc per te mbajtur Perisic. Duhet te presim qe te ndodh per dike tjeter?

“Ne duhet te fokusohemi te keto dy ndeshje. Neser stadiumi do te jete plote, te mendojme per kete ndeshje, nuk ja vlen te flasim per gjera me pak te rendesishme”.

Nese do te ishit ne vendin e Inzaghit, do shqetesoheshit per ate rreth De Vrij?
“Mendojme vetem per neser”.

Sa i perket arbitrave, ndjesia juaj eshte qe disa vendime kane ndikuar ne kampionat?
“Do te flasim edhe per kete, kur te perfundoj kampionati”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.