Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

566 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Roma-Inter, nuk eshte akoma decizive. Perisic? I kenaqur qe ka zgjedhur te qendroje”.

Spalletti: “Roma-Inter, nuk eshte akoma decizive. Perisic? I kenaqur qe ka zgjedhur te qendroje”.
Ardis
  • On 01/12/2018, 15:15

Mbasi ka hedhur mbrapa kraheve humbjen ne Champions League, tashme eshte koha per Inter-in te fokusohet ne kampionat dhe perballja e rradhes eshte kunder Rome-s ne Olimpico. Luciano Spalletti ka folur per shume tematika ne konferencen per shtyp perpara ndeshjes RomaInter dhe inter.al e sjell per ju ne shqip.

Kush eshte gjendja morale nderkohe qe ktheheni ne Rome?
“Eshte nje gjendje morale nga ato qe me pelqejne mua sepse e bej kete pune prej shume vitesh, me pelqen. Te kthehem ne nje qytet ku kam jetuar prej vitesh dhe ka lidhje te bukura, me behet qejfi. Do te shkojme te luajme ndeshjen me qetesi”.

Si i keni marre deklaratat e fundit te Perisic?
“Jane deklarata normale. Une i besoj lojtareve kur i flas por ne kete rast as nuk duhet ta bej nje gje te tille. Ka thene dicka normale. Per marredheniet qe kam me te dhe per menyren e tij e te qendruarit me ne, sipas meje eshte i kenaqur qe ben pjese ne kete grup dhe ne kete klub”.

Po deklaraten e babait te Lautaro-s, si e keni pritur?
“Kur ka deklarata, nese jane te verteta, merren per tu shqyrtuar dhe me pas palet flasin me njeri-tjetrin. Une nga familja e Lautaro-s njoh vetem lojtarin. Ajo qe eshte e rendesishme eshte se babai i tij duke tentuar te me sulmoje mua, ne realitet po sulmon Inter-in dhe i krijon probleme gjithashtu Lautaro-s, sepse perfundon duke demtuar imazhin e tij dhe marredheniet me shoket e skuadres. Per tu bere nje lojtar i forte duhet te kontrollosh veten tende, por edhe ata qe te rrethojne. Klubet e medha ne nivel europian shpesh jane te kujdesshem per te mos pasur te tilla situata te sikletshme si kjo. Djaloshi nuk ka nevoje per mbrojtjen e askujt. Eshte nje burre dhe nje femije. Gjithcka eshte ne rregull. E bej kete pune prej shume vitesh, nuk i jap rendesi ketyre gjerave por me pas ne nje grup eshte e nevojshme qe te flitet”.

E keni pare serish ndeshjen e fundit?
“E kemi pare ndeshjen serish, por duhet te fokusohemi per ndeshjen e rradhes. Persa me perket mua, skuadra ka bere nje performance te mire. kemi pesuar gol ne ate moment kur po arrinim te bllokonim skuadren perballe, duke krijuar mundesi te rendesishme. Eshte e qarte qe nese perballe ke kampione si ata te Tottenham mund te krijojne situata ne cfaredolloj momenti. Por gjithcka eshte nen kontroll, skuadra ka luajtur mbase nje loje me te mire ne ndeshjen e dyte sesa ne te paren kunder Spurs-ave”.

A mendoni se do te kishit kete boshllek ndaj Rome-s?
“Lexoj se po provoni te ushtroni presion, por ne nuk i veme shume rendesi kesaj. Duam qe te vazhdojme akoma me lart. Jemi akoma brenda mundesise per tu kualifikuar ne Champions League ne nje grup nga me te veshtiret dhe me pas per momentin jemi te renditur mire ne klasifikim ne kampionat. Nuk kenaqemi me kaq”.

Si e pershkruani ate qe po ndodh rreth Nainggolan?
“Ka pesuar nje demtim ne stervitjen e veres dhe kur te ndodhin te tilla demtime ne ato momente, krijohen komplikime ne punen qe do te besh. Kam pasur disa dhimbje qe mund te ngjajne me demtimet e kaluara ose probleme ne baze te menaxhimit te demtimit te kaluar. Mund te ndodh, gjithsesi eshte e nevojshme qe te trajtohet me më shume qetesi dhe te marre me shume kohe, qe te arrije te eleminoje problemet qe ka. Futbollisti si potencial dhe mentalitet eshte i njejte. I ka ardhur keq sepse e di qe nuk ka dhene kontributin e tij dhe do te donte te ishte ne dispozicion te shokeve”.

A keni frike se mund te ndodhe ajo qe ndodhi vitin e kaluar ne aspektin e rendimentit?
“Jemi duke bere ate qe duhet te bejme, jemi brenda rruges se duhur. Nese edhe ju kerkoni te krijoni vemendje ne jemi te gatshem per te degjuar dhe te drejtojme akoma me shume antenat. Do te kerkojme qe ti paraprijme ketyre rreziqeve qe ndodhin kur luan futboll. Kemi luajtur nen nivel ne Bergamo, me pas eshte e nevojshme qe te tregohesh i zoti dhe te gjesh menyren se cfare duhet te komunikosh ndaj lojtareve. Po bejne nje pune te mire”.

Roma ka shume mungesa. I kishte edhe Atalanta ne kampionat, edhe Tottenham ne Champions League. Eshte nje ndeshje kurthi?
“Kjo eshte nje bisede qe ju pelqen juve, sepse keto skuadra kane nje ekip qe nuk flasin ne kete sens. Derisa ne numrin 13 te futbollisteve ne dispozicion jane skuadra qe nuk kane probleme. Derisa nuk i mungon asnje lojtar per te zevendesuar ne pankine jam ne gjendje te vendos ne fushe formacionin ne ate nivel qe te mund te fitojme ndeshjet. Roma ka nje ekip te rendesishem nen aspektin kualitativ dhe numerik. Dy ose tre demtimet ne ndeshje kaq afer i krijojne vete sepse ndryshojne 4 ose 5 lojtare per ndeshje. Eshte normale qe te aktivizosh te tjere lojtare. Ata kane mjaftueshem dhe ndeshja eshte e veshtire pikerisht sepse ata tashme nuk jane ne brendesi te nje klasifikimi qe i jep meritat per futbollin qe po luajne. Nese tashme jemi ata qe duhet patjeter te fitojme kete ndeshje, e marrim si kompliment sepse eshte tregues qe kemi bere goxha rruge per te arritur ketu”.

Si eshte Vrsaljko?
“Eshte ne dispozicion.

Mendoni se nje fitore e mundshme e Interit neser mund ta perjashtoje Romen nga gara per ne Champions League ne menyre perfundimtare?
“Nuk eshte akoma decizive asgje. Sic kam thene edhe me pare, Roma eshte nje nga ato skuadra qe mund te marrin nje seri rezultatesh te rendesishme. Duhet te kemi objektivin tone pavaresisht emrit te kundershtarit. Duhet te fitojme sa me shume ndeshje te jete e mundur. Pa bere llogaritje. Kurthet kane ekzistuar gjithmone ne kampionatin italian. Ka skuadra te forta qe ta bejne jeten te veshtire”.

Ne cfare pike te procesit te evoluimit te Interit jemi, nga 1 deri tek 10?
“Gjithmone spostohet objektivi. Behet gjithnje e me e veshtire qe te thuash, sidomos per Inter-in. Te gjitha rastet qe mund te qendrojme pak me shume te qete, largohet. Duam gjithmone qe te marrim dicka me shume sepse ben pjese ne mentalitetin e lojtareve qe te kerkoje dicka te re. Sic po ben klubi duke programuar struktura te reja, nje stadium me komod. Me shume persona ne stadium. Nese mund te besh nje ekip, futbolli ka shume mundesi per tu perdorur ne menyre sociale, ne te tjera fusha dhe mund te te jape avantazhe te rendesishme ndaj vendit tone”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.