Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

457 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje ngrene akuza te renda: “Marotta na ka genjyer te gjitheve. Nuk eshte e vertete se klauzola e Lautaros…”

Ne Spanje ngrene akuza te renda: “Marotta na ka genjyer te gjitheve. Nuk eshte e vertete se klauzola e Lautaros…”
Inter Club Staff

Nuk eshte aspak nje periudhe e lehte per Lautaro Martinez: sulmuesi argjentinas ka shenuar vetem nje gol qe kur kampionati ka rifilluar, duke ofruar shpesh here paraqitje shume te dobta. 

Gjithcka ka kulmuar me penalltine e humbur ndaj Bolognas por edhe loja pas asaj penalltie ka qene shume nervoze.

Te shumte jane ata qe mbeshtesin idene se tek ai po ndikojne jo pak zerat e merkatos qe prej shume javesh e kane vene ne shenjester te Barcelones.

Klauzola prej 111 milione eurosh, sipas versionit te Interit ka skaduar dy dite me pare, ne daten 07 korrik.

Por sipas Mundo Deportivo, Beppe Marotta ka mashtruar per kete klauzole sepse nuk eshte aspak e vertete data e skadences se saj dhe realiteti eshte ndryshe.

GENJESHTRA E MAROTTES SIPAS MUNDO DEPORTIVO DHE PLANI I BARCELONES – Sipas te perditshmes spanjolle, Marotta na ka mashtruar te gjitheve sepse klauzola skadon ne daten 15 korrik dhe jo me daten 7 korrik ashtu si deklaroi administratori i deleguar i Interit.

Kjo ka ndodhur sepse Marotta sipas tyre ka tentuar te luaje piset dhe ti fuse nxitim Barcelones per argjentinasin.

Pak ka ndryshuar ne strategjine e Barcelones: ideja e drejtuesve katalanas eshte ajo qe te pritet edhe skadenca e klauzoles se vertete, ne daten 15 korrik, dhe me pas te negociohet me Interin.

Pasi te kete mbaruar La Liga dhe Champions League, atehere Barcelona do te tentoje te ule kerkesat e Interit per Lautaron duke i mbushur mendjen lojtarit qe te kerkoje shitjen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.