Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,259 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – LionRock Capital behet aksioneri me i ri i Interit ne minorance: ka blere 31.05% te aksioneve ne pronesi te Erick Thohir

ZYRTARE – LionRock Capital behet aksioneri me i ri i Interit ne minorance: ka blere 31.05% te aksioneve ne pronesi te Erick Thohir
Inter Club Staff

FC Internazionale Milano S.p.A. ka komunikuar pak me pare se eshte arritur marreveshja me International Sports Capital HK Limited blerjen e 31.05% te aksioneve te klubit.

Si pasoje, LionRock Capital behet keshtu aksioneri me i ri ne minorance i Interit. 

Klubi mirepret LionRock Capital ne familjen zikalter dhe pret qe ata te ndihmojne me tej Suning ne ndertimin e nje klubi akoma me fitues brenda dhe jashte fushes se lojes. Klubi falenderon Erick Thohir qe punen e bere dhe i uron sa me shume fat ne te ardhmen.

Kete operacion e ka komentuar edhe Steven Zhang, presidenti i Fc Internazionale Milano:

“Ne 2018, fale punes shume te mire te stafit, drejtuesve dhe sektorit teknik e te lojtareve, ne kemi arritur rezultatet te mira nga ana sportive por edhe nga ana komerciale duke na ndihmuar ne inovacion, marketing dhe media. Kjo na jep besim per rritjen e metejshme te klubit, gje qe e tregon edhe afrimi i LionRock Capital tek Interi. Bashke me kete partnership, ne deshirojme qe te rrisim akoma me shume raportet komerciale ne nivel global. Bashke me partneret tane do te vazhdojme te punojme per objektivin kryesor: te bejme Interin nje top klub ne nivel boteror, brenda dhe jashte fushes se lojes deh ti japim gezime miliona tifozeve zikalter neper bote.”

Nderkohe Daniel Keung Tseung, themelues dhe administrator i deleguar i LionRock Capital ka deklaruar: “Jemi shume optimist per sa i perket prespektives se rritjes se te gjitha aktiviteteve sportive dhe me mbi 110 vite histori dhe influence futbollistike, FC Internazionale Milano ka nje potencial teper te madh per zhvillim. LionRock Capital do te mbeshtese totalisht objektivin kyc te Interit per te bere kete klub nje nga me te miret ne bote, brenda dhe jashte fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.